Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për zyrtarët që do të jenë fytyra e bllokut tregtar më të madh në botë në 5 vitet e ardhshme.
Ndërkohë, Izraeli tha të enjten se 68 njerëz, mes tyre 19 fëmijë të sëmurë dhe të plagosur dhe familjet e tyre, u lejuan të largoheshin nga Rripi i Gazës dhe të shkonin për trajtime mjekësore në Egjipt.
Vendimi procedural nuk u jep përgjigje pyetjeve kyçe dhe mund të nënkuptojë që çështja të rikthehet përsëri në gjykatën me shumicë konservatore
Forcat ushtarake u tërhoqën pasi presidenti i vendit i bëri thirrje popullit të mobilizohej kundër grushtit të shtetit
Gjyqtarja Amy Coney Barrett shkroi në emër të Gjykatës së Lartë se shtetet dhe palët e tjera nuk kishin të drejtë ligjore, apo justifikim për të ngritur padi
Shtetet e Bashkuara parashikohet të fitojnë në tërësi rreth 123 medalje, 37 medalje ari, 34 argjendi dhe 52 bronzi
Gjyqi ndaj gazetarit të gazetës Wall Street Journal po zhvillohet me dyer të mbyllura. Ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane i kanë mohuar akuzat për spiunazh.
Gjykatësi Merchan la në fuqi një urdhër të veçantë që e ndalon zotin Trump dhe avokatët e tij që të zbulojnë identitetin e anëtarëve të jurisë ose adresat e tyre
Njoftimi u bë nga zyrtari më i lartë amerikan për shëndetin publik. Shkak për vendimin është bërë rritja me shpejtësi e numrit të viktimave nga armët e zjarrit.
Anëtarët e Gjykatës së Lartë do të vendosin mbi tre çështje të veçanta që rrjedhin drejtpërdrejt nga sulmi i dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021.
Anija e mallrave “Dali” u nis nga porti i Baltimorës për në Virxhinia të hënën, gati tre muaj pasi goditi një nga këmbët e urës “Francis Scott Key”, të një prej rrugëve kryesore, duke shkaktuar shembjen e saj.
Autoritetet thanë se persona të armatosur hapën zjarr në dy kisha ortodokse, në një sinagogë dhe në një postë policie, në dy qytete, në dy sulme që i cilësuan si terroriste.
Sipas të dhënave saudite, më shumë se 1. 83 milionë myslimanë ishin pjesë e pelegrinazhit të këtij viti.
Avokatët mbrojtës argumentojnë se zoti Smith u emërua në mënyrë të paligjshme sepse nuk kishte marrë miratimin e Kongresit
Kërkesa urgjente drejtuar Gjykatës se Lartë erdhi pasi një gjykatë federale e apelit hodhi poshtë kërkesën e zotit Bannon për të shmangur paraqitjen në burg më 1 korrik, për të vuajtur dënimin me katër mujor për shpërfillje të një urdhri të Kongresit.
Ekipi i presidentit Biden pret që goditja ndaj tij të përqëndrohet tek aftësitë fizike dhe mendore të tij. Ndërsa aleatët e ish-presidentit Trump presin që ai të vihet në provë me pyetje direkte mbi qëndrimet e tij mbi manipulimin e zgjedhjeve, apo sfidat e pashembullta ligjore.
Mbrojtësit e tij thonë se ligji ka jo vetëm rëndësi fetare, por edhe historike, por kundërshtarët thonë se ligji është antikushtetues dhe kanë paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatën e Lartë.
Koreja e Jugut thirri të premten ambasadorin rus në shenjë proteste ndaj marrëveshjes mes Moskës dhe Phenianit, që përfshin zotimin për ndihmë të ndërsjellë nëse njëri prej vendeve të tyre sulmohet.
Ata po përballen me trysni të dukshme politike dhe personale që duket se po ndikon në vendimmarrjen e tyre
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut – dy vende fuqi bërthamore – janë ngrohur ndjeshëm vitet e fundit mes përplasjesh në rritje të Rusisë me Perëndimin, lidhur me agresionin në Ukrainë.
Ngarko më shumë