Ekspertët thonë se shërimi nga trauma fizike dhe psikologjike që ata përjetuan do të marrë kohë.
Tre pengje izraelite dhe 90 të burgosur palestinezë u liruan si pjesë e marrëveshjes
Qielli mbi Gazën dhe Izraelin ishte i qetë për herë të parë brenda më shumë se një viti. Të zhvendosurit palestinezët filluan të ktheheshin në rrënojat e shtëpive të tyre dhe të kërkonin familjarët që i kishin lënë pas dhe në shumë raste t’i varrosin të dashurit e tyre
Hamasi ka liruar tre gra në ditën e parë të armëpushimit ndërsa katër të tjera pritet të lirohen në ditën e shtatë të marrëveshjes. Ndërkaq kamionët me ndihma hynë në Rripin e Gazës nga Egjipi
Marrëveshja u arrit gjatë administratës së Presidentit Biden, por trysnia nga Presidenti i zgjedhur Trump mund të ketë ndihmuar në arritjen e saj, thonë analistët
Armëpushimi që pritet të hyjë në fuqi të dielën, do t’i sillte palët një hap më pranë përfundimit të luftimeve më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese mes palëve
Kabineti izraelit i sigurisë i rekomandoi sot qeverisë miratimin e marrëveshjes që do të pezullonte luftimet në Gazë dhe siguronte lirimin e dhjetëra pengjeve që po mbahen nga Hamasi. Tani i mbetet qeverisë izraelite ta miratojë marrëveshjen para se ajo të hyjë në fuqi.
Zoti Trump u zotua ta shfrytëzojë marrëveshjen e armëpushimit për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe, të cilat duan krijimin e një shteti palestinez. Disa analistë thonë se Izraeli po përgatitet për një qëndrim afatgjatë në një pjesë të Gazës
Më herët, Kryeministri izraelit Netanyahu akuzoi Hamasin se është tërhequr nga disa pjesë të marrëveshjes së armëpushimit
Presidenti Joe Biden përshëndeti marrëveshjen për armpushim dhe lirim të pengjeve mes Izraelit dhe Hamasit dhe vlerësoi "punën e fortë të diplomacisë amerikane" për arritjen e saj.
Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken “plani parasheh tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, parandalon Hamasin që të rikthehet dhe siguron qeverisje, siguri dhe rindërtim për Gazën”
Hamasi ka pranuar projektmarrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë të martën dy zyrtarë të përfshirë në bisedime
Ngarko më shumë