Lidhje

Afati kohor për arritjen e armëpushimit në Gazë, i paqartë


Palestinezët inspektojnë dëmet e shkaktuara në një shtëpi të bombarduar nga forcat izraelite, në Deir Al-Balah, më 15 janar, 2025/Reuters
Palestinezët inspektojnë dëmet e shkaktuara në një shtëpi të bombarduar nga forcat izraelite, në Deir Al-Balah, më 15 janar, 2025/Reuters

Shpresat ende janë të larta për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Veronica Balderas Iglesias, administrata e Presidentit Biden po vazhdon përpjekjet me partnerët e saj për të arritur marrëveshjen ndërkohë që po bëhet gati t’ia dorëzojë pushtetin administratës së re të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

Afati kohor për arritjen e armëpushimit në Gazë, i paqartë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Ndërkohë që sulmet izraelite në Gazë vazhduan edhe gjatë ditës së martë, arritja e një marrëveshjeje armëpushimi duket e afërt.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken vazhdoi të shprehej optimist për propozimin e fundit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti.

“Nëse Hamasi e pranon, marrëveshja është gati të përfundohet dhe të zbatohet”, deklaroi ai.

Protestuesit pro-palestinezë ndërprenë fjalimin e Sekretarit Blinken në Këshillin Atlantik, institut me seli në Uashington, ku ai po bënte një përmbledhje të qasjes së administratës së Presidentit Biden ndaj krizës në Lindjen e Mesme. Ai foli për një plan të pasluftës, të cilin do t’ia dorëzojë administratës së ardhshme të udhëhequr nga Presidenti Trump.

Plani parasheh tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, parandalon Hamasin që të rikthehet dhe siguron qeverisje, siguri dhe rindërtim për Gazën”, thotë ai.

Sipas Presidentit Joe Biden, nga arritja e marrëveshjes së armëpushimit aktualisht do të përfitonin të gjitha palët e përfshira në konflikt.

“Marrëveshja të cilës ne i kemi dhënë formë do të siguronte lirimin e pengjeve, do të ndalonte luftimet, do t’i jepte siguri Izraelit dhe do të na lejonte që të shtonim dukshëm ndihmat humanitare për palestinezët”, tha Presidenti Biden të hënën.

Jahja Rashid është një i zhvendosur nga qyteti i Gazës. Ai e mirëpret lajmin për një armëpushim të mundshëm.

“Shpresojmë që të arrihet armëpushimi. Njerëzit kanë nevojë të madhe për t’u çliruar nga kjo barrë e rëndë”, thotë ai.

Shay Dickman është kushëriri i njërit prej pengjeve te vrara të Hamasit. Ai e përkrah arritjen e një marrëveshjeje.

“Koha është kritike dhe duam të jemi optimist që brenda disa ditëve, brenda orëve, të kemi një marrëveshje”, thotë ai.

Projekt marrëveshja e tanishme është më specifike se të mëparshmet.

“Marrëveshja parashikon se cilët pengje nga ata që po mbahen nga Hamasi në Gazë do lirohen dhe si do të ndryshojë prania ushtarake e Izraelit në Gazë në vartësi të pengjeve që do të lirohen”, thotë analisti Jonathan Ruhe nga Instituti Hebraik për Sigurinë Kombëtare të SHBA-ve.

Analisti Ruhe shprehet më optimist rreth këtij plani të armëpushimit në krahasim me planet e tjera. Por ai thotë se është më pak optimist rreth gjetjes së një zgjidhjeje të përhershme të konfliktit palestinezo-izraelit, duke shtuar se palët janë shumë larg njëra-tjetrës për të bërë marrëveshje të vështira.

XS
SM
MD
LG