Gara presidenciale në SHBA ka marrë një pamje të re pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr dhe daljes së Nënpresidentes Kamala Harris si kandidatja kryesore e demokratëve për postin e presidentit, pasi siguroi mbështetjen e numrit të mjaftueshëm të delegatëve të kuvendit të partisë
Presidentit i kanë mbetur gjashtë muaj në detyrë që do të jenë të ngarkuara me shumë çështje të rëndësishme
Votuesit në Shtetet e Bashkuara po përballem me një fushatë të re presidenciale, pasi Presidenti Joe Biden u tërhoq nga kandidimi për një mandat të dytë dhe Nënpresidentja Kamala Harris ka të ngjarë të jetë e emëruara e Partisë Demokrate për t‘u përballur me Donald Trumpin në zgjedhjet e nëntorit
Amerikanët kanë mendime të ndara mbi ndryshimet në fushatë, që nga tërheqja e Presidentit Biden, tek emërimi i mundshëm i Nënpresidentes Harris deri tek mundësitë e fitores së kandidatit republikan Trump.
Nënpresidentja Kamala Harris siguroi përkrahjen e një numri të mjaftueshëm delegatësh demokratë për t’u emëruar kandidatja e Partisë Demokratike për presidente kundër rivalit republikan Donald Trump.
Vendimi i presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale u ndje në Shtëpinë e Bardhë dhe më gjerë, duke lënë pas paqartësi për emërimin e kandidatit zyrtar demokrat.
Kandidatët e mundshëm demokratë ppër të marrë emërimin e Partisë Demokrate për president në zgjedhjet e nëntorit
Disa orë pasi Presidenti Biden njoftoi se ka vendosur të tërhiqet nga gara zgjedhore banorë të Uashingtonit u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të shprehur mbështetjen. Zëri i Amerikës foli me disa prej tyre si dhe disa qytetarë në Nju Jork mbi reagimet e tyre ndaj këtij vendimi historik
Shumë udhëheqës demokratë dhe figura me ndikim në Partinë Demokratike, po shprehen të lehtësuar pas vendimit të Presidentit Biden që të mos rikandidojë. Sfida e parë e demokratëve tani është arritja e një konsensusi rreth një kandidati presidencial
Senatori nga Ohajo, J.D. Vance u përzgjodh kandidat për nënpresident. Politikat e tij ndërthuren me ato të ish-presidentit Donald Trump, por prejardhja e tij është shumë më e ndryshme. Zëri i Amerikës njofton se çfarë cilësish sjell zoti Vance në kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë.
Kamala Harris, nënpresidentja e parë grua në SHBA, mund të marrë emërimin e Partisë Demokrate si kandidate për presidente të vendit në zgjedhjet e nëntorit. Zëri i Amerikës i hedh një vështrim të kaluarës së zonjës Harris dhe angazhimeve të saj në rolin e nënpresidentes
Kandidati për nënpresident nga Ohajo, J.D. Vance gëzon mbështetjen e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin Kombëtar Republikan, ndërsa sjell me vete qëndrime konservatore dhe moshën e re në kandidimin për në Shtëpinë e Bardhë
Ngarko më shumë