Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e mundshme demokrate po vazhdojnë fushtatat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-Presidenti Donald Trump hodhi dyshime mbi identitetin racor të Nënpresidentes Kamala Harris, ndërsa zonja Harris e sfidoi zotin Trump për të debatuar.
Zoti Trump pretendoi zonja Harris i kishte mashtruar votuesit lidhur me përkatësinë e saj racore. Ekipi i saj shprehu indinjatën mbi komentet e tij
Kandidatja e mundshme demokrate për presidente thotë se kundërshtari i saj republikan ka frikë të debatojë
Në shtetin e Arizonës, numri i imigrantëve që kanë marrë nënshtetësinë nga viti 2016 deri më 2020 është gjashtë herë më i madh se sa diferenca me të cilën i fitoi zgjedhjet Presidenti Biden, para katër vjetësh
Demokratët e kanë bazuar platformën zgjedhore tek çështja e abortit ndërsa republikanët thonë se u takon shteteve të vendosin
Të drejtat e grave për abortin zënë një vend të rëndësishëm në takimet e Zëvendëspresidentes dhe kandidates demokrate për presidente, Kamala Harris. Kandidati republikan për president, Donald Trump dhe partia e tij e kanë zbutur qëndrimin e tyre publik kundër abortit.
Emigracioni i jashtëligjshëm është ndër çështjet kryesore për votuesit republikanë dhe zoti Trump po përpiqet ta lidhë zonjën Harris me politikën e presidentit Biden për emigracionin duke e quajtur atë “të ngarkuarën e posaçme për çështjen e kufirit.”
Kandidati republikan Donald Trump dhe rivalja demokrate Kamala Harris sulmojnë njëri tjetrin, ndërsa përpiqen të sigurojnë mbështetjen e votuesve të pavendosur
Mbështetja e familjes Obama vlerësohet thelbësore për synimet e zonjës Harris për t’u bërë kandidate presidenciale e demokratëve, pas tërheqjes së presidentit Joe Biden nga gara presidenciale.
Sipas analistit Darrell West republikanët duhet të riformulojnë të gjithë fushatën e tyre, e cila e vinte theksin tek mosha e Presidentit Biden
Gara presidenciale në SHBA ka marrë një pamje të re pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr dhe daljes së Nënpresidentes Kamala Harris si kandidatja kryesore e demokratëve për postin e presidentit, pasi siguroi mbështetjen e numrit të mjaftueshëm të delegatëve të kuvendit të partisë
Presidentit i kanë mbetur gjashtë muaj në detyrë që do të jenë të ngarkuara me shumë çështje të rëndësishme
Ngarko më shumë