Zv/drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës, Adi Krasta komentoi mospajtimet rreth trajtimit të situatës në RTK që nxiti publikimi i një shkrimi të një mediumi në Bosnje, i cili pretendonte se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia.
Rreth 200 albanologë nga mbi 15 shtete të ndryshme janë mbledhur në Prishtinë për të marrë pjesë në edicionin e 42-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Deri në fund të vitit akademik 2023-2024 rreth 14 mijë të rinj shqiptarë studiuan jashtë vendit, ku më shumë se 1000 prej tyre në Universitetet e Amerikës.
Sipas ekspertëve të ekonomisë sektori bujqësor dhe ai blegtoral vendas po e mbështesin këtë vit jo në nivelin e pritshëm sektorin tursitik për shkak se mbizotërojnë prodhimet e importit.
Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç tha se Senad Ramoviç, i cili u vra të shtunën në mbrëmje në një fshat në jugperëndim të Serbisë, ishte i lidhur me personin që u vra me 29 qershor para ambasadës izraelite në Beograd.
"10 vatra zjarri mbeten aktive në malin e Tomorrit, Malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë", tha drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.
Kulla e Çunmulajve u braktis dhe thuajse u rrënua gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa trashëgimtarët e Çunmulajve u internuan dhe burgosen.
Dorëheqja e kryetarit të Bordit dhe një anëtareje të tij, pasoi mospajtimet rreth trajtimit të situatës në RTK që nxiti publikimi i një shkrimi të një mediumi në Bosnje, që pretendonte se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia
Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha se nga janari në korrik në këtë rrugë u evidentuan 12,407 kalime të migrantëve të parregullt drejt kufijve të vendeve europiane
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rreth 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri, ndërsa pesë për qind në varfëri të skajshme.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare pas këshillimeve me partitë politike, që përgjatë vitit nuk arritën pajtim për zgjedhje të parakohshme.
SPAK-u pohoi se këto veprime janë pjesë e punës “për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi”.
Ngarko më shumë