"10 vatra zjarri mbeten aktive në malin e Tomorrit, Malin e Thatë në Prespë, bjeshkët e Bolotekut dhe malin e Tërnovës në Bulqizë", tha drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.
Kulla e Çunmulajve u braktis dhe thuajse u rrënua gjatë periudhës së komunizmit, ndërsa trashëgimtarët e Çunmulajve u internuan dhe burgosen.
Dorëheqja e kryetarit të Bordit dhe një anëtareje të tij, pasoi mospajtimet rreth trajtimit të situatës në RTK që nxiti publikimi i një shkrimi të një mediumi në Bosnje, që pretendonte se dy gazeta në internet me seli në Prishtinë, janë financuar nga Serbia
Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha se nga janari në korrik në këtë rrugë u evidentuan 12,407 kalime të migrantëve të parregullt drejt kufijve të vendeve europiane
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, rreth 18 për qind e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri, ndërsa pesë për qind në varfëri të skajshme.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta parlamentare pas këshillimeve me partitë politike, që përgjatë vitit nuk arritën pajtim për zgjedhje të parakohshme.
SPAK-u pohoi se këto veprime janë pjesë e punës “për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive, të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi”.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë regjistruar më shumë se 40 vatra zjarri, duke shënuar një nga ditët me intensitet të lartë të zjarreve në pyje. Aktualisht, mbeten aktive 10 vatra zjarri.
“Fatkeqësisht dukuria e ndarjes së fëmijëve nga pakicat në shkolla është përhapur pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Autoritetet qendrore dhe vendore nuk bëjnë përpjekje serioze për ta shmangur”, thotë komisioneri Gajda.
Presidentja Vjosa Osmani tha se ura duhet të hapet në bashkërendim dhe të mos nxisë konflikt me aleatët perëndimorë, në një qëndrim që bie ndesh me këmbënguljen e qeverisë për hapjen e saj, mes thirrjeve të Uashingtonit dhe Brukselit për shmangien e veprimeve të njëanshme.
Zoti Ramadani po qëndronte në arrest shtëpie në pritje të një vendimi të autoriteteve në Shkup rreth kërkesës së Serbisë për ekstradimin e tij.
Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i cili po qëndron në Moskë në vizitën e dytë në më pak se katër muaj, ritheksoi qëndrimin e Serbisë kundër sanksioneve perëndimore ndaj Moskës.
Ngarko më shumë