Kjo është pika më perëndimore e Japonisë. Tajvani ndodhet vetëm 100 kilometra larg dhe mund të dallohet me sy në ditët me mot të mirë. Gjatë tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vitin e kaluar, një raketë kineze fluturoi mbi Tajvanin dhe ra 80 kilometra pranë ishullit Yonaguni.
Ushtria sudaneze thotë se po koordinon përpjekjet për të evakuuar qytetarët dhe diplomatët nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Kina dhe Franca jashtë vendit me aeroplanë ushtarakë. Luftimet vazhduan në kryeqytet të shtunën, duke përfshirë në aeroportin e tij kryesor.
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale që mbahen në Turqi muajin e ardhshëm po bëhet më i pasigurt, me futjen në garë të një kandidati populist, i cili kërcënon të shkaktojë përçarje mes votave të opozitës. Një gjë e tillë do të rriste shanset për fitore të Presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan.
Zoti Stano tha se është detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë përparësi kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe të bien dakord për një rrugë përpara, duke bërë thirrje edhe për përmbushjen e marrëveshjes së 18 marsit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.
Gjatë javës së fundit, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Bullgaria kanë ndaluar importin e drithit dhe të produkteve të tjera nga Ukraina, një masë kjo që duket se shkel ligjet e Bashkimit Evropian.
Ndërsa një hulumtim i ri ofron një parashikim të zymtë për tregun e pasurive të paluajtshme komerciale, prona moderne dhe të kushtueshme po kërkohen për qira afatgjata.
Shkencëtarët kishin patur njohuri për akrilamidën, pasi ajo përdoret në procese industriale, por deri në vitin 2002 nuk dihej se ajo mund të shfaqet natyrshëm në ushqimet me niseshte që piqen fort.
Rreth 80 mijë vetë jetojnë në qendrën “The Villages”, një nga komunitetet më të mëdha të pensionistëve në botë. Ka golf, dhjetëra klube dhe aktivitete, dhe në qendra të qytetit ofrohet argëtim i drejtpërdrejtë.
Pasaporta argjentinase i mundëson rusët që të udhëtojnë lirshëm në 170 vende. Por largimi nga Rusia është bërë më i kushtueshëm dhe në disa raste i pamundur, për shkak të kufizimeve të vendosura nga disa vende.
Ekonomia e republikës së vogël të Moldavisë po e paguan shtrenjtë që është pozicionuar në favor të Ukrainës. E varur në tërësi nga energjia ruse për të mbijetuar, Moldavia po përballet me inflacionin më të lartë në Evropë për shkak të asaj që disa vëzhgues e quajnë shantazh energjetik nga Moska.
Pashkët ortodokse po kremtohen edhe në Kosovë. Zyrtarët më të lartë vendas kanë përgëzuar besimtarët ortodoksë në Kosovë, që kryesisht i takojnë komunitetit serb, duke bërë thirrje për paqe dhe solidaritet.
Në Shqipëri, mijëra besimtarë festuan sot Pashkën ortodokse. Në katedralen Ringjallja e Krishtit në Tiranë ceremonialet i drejtoi Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, Anastas Janullatos. Besimtarët morën dritën e shenjtë dhe përplasën vezët e Pashkës me njëri tjetrin.
Ngarko më shumë