Një studim mbi qeverisjen vendore vëren një shtim të ndjeshëm të numrit të nëpunësve bashkiakë dhe dobësim të shërbimeve. Studimi u krye nga Shoqata e Bashkive.
Shkodër, një numër i madh familjesh me probleme sociale, ekonomike dhe shëndetësore vazhdojnë të përballen përditë me vështirësi në përballimin e jetesën. Ata i bëjnë thirrje polikës t'i kthejnë sytë tek vështirësitë që ata kanë e jo tek sherret e përditshme mes tyre.
Në Tiranë vazhdojnë protestat e artistëve për të mbrojtur nga shkatërrimi Teatrin Kombëtar. Bashkia ka në plan të ndërtojë kulla në zonën historike. Gjatë protestës, artistët shqiptarë u vizituan edhe nga një grup studiuesish amerikanë.
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës thonë se me mohimin që u bën Serbia të drejtave të shqiptarëve, e vetmja alternativë për qytetarët e Luginës, mbetet bashkimi me Kosovën.
Në Kosovë mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e katër komunave, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviç. Autoritetet vendase e ndërkombëtare kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira e të drejta.
Në Tiranë opozita vazhdoi protestat, këtë herë për të liruar të arrestuarit e një dite më parë. Në një deklaratë të Bashkimit Europian theksohej se dhuna nuk mund të tolerohet dhe i bëhej thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë për vetpërmbajtje.
Në Shkup u bë inaugurimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski. Zoti Pendarovski tha në një fjalim se do të jetë president i të gjithëve dhe se do të angazhohet për një pajtim politik në vend.
Organizata Turistike vlerëson përgatitjet që janë bërë për sezonin turistik në bregdetin e Ulqinit, i njohur për plazhet më cilësore e më të pastra jo vetëm në Mal të Zi por edhe rajon. Ulqini është tejet i përqendruar tek turistët kosovarë, mysafirët e rregullt të plazheve të tij.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut shpalli sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke konfirmuar Stevo Pendarovskin si president të ri të vendit.
Ngarko më shumë