Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut shpalli sot rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke konfirmuar Stevo Pendarovskin si president të ri të vendit.
Fermeret shqiptar mbeshteten nga BEja dhe qeveria
“Les Miserables”, muzikali i bazuar tek vepra e famshme “Të mjerët” e Viktor Hygosë, duket se është suksesi më i fundit i aktores Anne Hathaway. Për të 2012-a ka qenë një vit i rëndësishëm nga ana profesionale dhe personale. Ajo u martua këtë vit dhe veç arritjeve të tjera, ditën e Krishtlindjeve del filmi i saj më i fundit, muzikali “Les Miserables”.
Studiuesi Mal Berisha sapo ka botuar nje liber me 3 vellime mbi jeten dhe vepren e misionarit amerikan Carls Telford Ericson. Ai ka jetuar dhe ka patur nje ndikim te madh ne jeten e Shqiperise ne fillim te shekullit te kaluar. Ericson ka komunikuar rregullisht me presidentin amerikan Uillson gjate periudhes me te veshtire te veshtire kur rrezikohej ekzistenca e shtetit shqiptar.
Në Prishtinë është mbajtur festivali i filmit për romët, ku janë shfaqur rreth 40 filma që trajtojnë jetën e këtij komuniteti. Organizatorët thonë se festivali është një mundësi e mirë për të tejkaluar paragjykimet rreth komunitetit romë, por edhe për të thyer barrierat e frikës tek pjesëtarët e këtij komuniteti.
Kreu i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, NAAC, reflekton mbi sfidat me të cilat përballen shqiptarët, 100 vjet pas shpalljes së pavarësisë
Në Maqedoni po zhvillohen debate lidhur me buxhetin e vitit 2013. Qeveria ka propozuar rreth 2.5 miliardë Euro, ndërsa Parlamenti duhet ta miratojë deri në fund të vitit. Por, partitë opozitare kanë paraqitur qindra amendamente të cilat e zvarrisin miratimin e buxhetit. Partitë opozitare shqiptare vërejnë se pushteti diskriminon zonat e banuara me shqiptarë duke ndarë një përqindje shumë të vogël për dallim prej shumës së taksave që mbledh nga shqiptarët e Maqedonisë.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, tha sot se partia e tij ngule këmbë në zbatimin e marrëveshjes politike të pranverës së vitit 2011 që çoi në emërimin e presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Ai tha se zbatimi i saj është kusht për realizimin e ndryshimeve kushtetuese dhe reformimin e sistemit zgjedhor që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm. Zoti Mustafa shprehu edhe mospajtimin e tij me çdo ide për ndryshime në qeverinë aktuale të Kosovës.
Ngarko më shumë