AMERIKA NË 60 SEKONDA
Në Tiranë parlamenti nuk votoi as sot reformat e kërkuara nga Komisioni europian në mënyrë që të mund t’i rekomandojë vendeve anëtare dhënien e Statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Shumica dhe opozita u përfshinë sërish ne debate me të njejtat argumenta të përdorura ditët e fundit. Ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit ka qenë pjesë e debateve në komisionin e jashtëm të parlamentit europian ku është diskutuar edhe teksti i një rezolute. Europarlamentarët mbështesin pozicionin e Komisionit por nuk kanë fshehur skepticizmin ndaj zhvillimeve në Tiranë dhe progresit drejt BE.
Parlamenti i Kosovës filloi sot mes diskutimesh të rrepta per shqyrtimin e buxhetit të vendit për vitin e ardhshëm që kap shumën e gati 1.6 miliardë eurosh. Qeveria pretendon se ai është buxhet i zhvillimit ekonomik dhe sigurimit të investimeve kapitale. Por, partitë në opozitë thonë se buxheti i projektuar është buxhet i varfërisë.
Përplasje në politikën shqiptare për çështjen e Fierit
Sfidat e veriut të Kosovës
Ndihmë sekretari amerikan i shtetit Philip Gordon flet për sfidat e Ballkanit
OSBE i bëri sot thirrje Shqipërisë që të përdorë më gjerësisht dënimet alternative për të lehtësuar gjendjen e burgjeve dhe riintegrimin e të dënuarve. Për këtë nevojitet bashkëpunimi i pushtetit vendor me drejtësinë për të caktuar hapësirat komunitare për këto dënime alternative. Aktualisht gjysma e të dënuarve në Shqipëri mbahen në burgje dhe gjysma tjetër kanë marrë dënime alternative.
Në qytetin e Shkodrës nisi sot puna për vendosjen, në sheshet publike të qytetit, të tre veprave të artit, të realizuara nga artistë të njohur amerikanë me materiale të përftuara nga demontimi i armëve të tepërta në Shqipëri. Gjatë 20 viteve të fundit, armët dhe municionet luftarake kanë shkaktuar shumë viktima dhe fatkeqësi në Shqipëri, ndaj veprat e artistëve amerikanë synojnë të përcjellin mesazhin e domosdoshmërisë së shkatërrimit të këtyre armëve.
Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takimin e dytë në Bruksel, duke rënë dakord për zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme. Dy ekspertë i shohin bisedimet që tani janë ngritur në nivel të lartë politik, si pozitive dhe analizojnë se çfarë mund të sjellin ato për dy vendet.
Ish ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner, tha sot në Prishtinë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, e cila do të përfitojë po ashtu nga bisedimet. Zoti Kouchner, i cili ka shërbyer si shef i UNMIK-ut në Kosovë, tha se veriu i banuar me shumicë serbe do të jetë pjesë e bisedimeve, ndërsa mohoi te ketë pasur njohuri mbi pretendimet për trafikim organesh në fund të luftës në Kosovë.
Në Shkoder u përurua rinovimi i Qendrës së Telemjekësisë në Spitalin Rajonal, pjesë kjo e rrjetit të telemjekësisë në spitalet e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ky është një projekt i bashkërenduar mes agjencisë amerikane për zhvillimin ndërkombëtar dhe ministrisë shqiptare të Shëndetësisë. Telemjekësia mundëson lidhjen e spitaleve në një rrjet virtual për të mundësuar një diagnostikim më të saktë e të shpejtë.
Interviste me znj. Arta Dade dhe znj.Mesila Doda
Ngarko më shumë