Gjatë 3 viteve të fundit, paditë ndaj gazetarëve në gjykatë u rritën me afro dy herë.
Në një rrëfim për Zërin e Amerikës, ajo veçon disa momente të rrugëtimit të saj, që lidhen me pasionin vështirësitë dhe trashëgiminë.
Disa ekspertë i shohin këto nisma të qeverisë të nxituara dhe të pambështetura në plane të qarta biznesi, ndërsa autoritetet zyrtare e shohin aviacionin civil si mbështetësin kryesor të turizmit në vend.
Zëri i Amerikës arriti të mësojë detajet e oponencës prej 24 faqesh të konferencës së rektorëve mbi këtë projektligj, ku nënvizohet mes të tjerash se ai bie ndesh me kushtetën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cënon lirinë akademike.
Skema e mashtrimit me mikrokreditë, që po hetohet nga Prokuroria, ka nxjerrë në pah edhe dyshime serioze për ankande fiktive të shitjes së pronave të sekuestruara të qytetarëve debitorë
Përmes një projekti të fondacionit “JOSCELYN” në Elbasan, prej disa vitesh po funksionon një sipërmarrje sociale, që ka në thelb artizanatin dhe synon të rizgjojë dashurinë dhe pasionin për punimet në tezgjah.
Përfaqësues të komunitetit të mjekëve, si dhe të Urdhrit të Mjekëve, kanë rezerva, dhe thonë për Zërin e Amerikës se këto ndryshime nuk janë konsultuar me ta.
Në Gjirokastër, e cila që prej 19 vitesh është në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, prodhimi i veshjeve tradicionale po merr rëndësi të veçantë.
Prej më shumë se 6 vitesh, që kur procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve filloi të japë efektet e para, trupa e prokurorëve erdhi duke u reduktuar dhe sot janë në sistem 193 nga 320 prokurorë
Zëri i Amerikës sjell një analizë të kësaj situate përmes gjetjeve të një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, komenteve të pacientëve të prekur, familjarëve të tyre dhe mjekëve
Në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake
Skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh, përfshin administratorë të institucioneve financiare jo bankare, si dhe përmbarues privatë, që vepronin në një cikël të mbyllur mes tyre.
Skema e pensioneve vijon të mbetet e rrezikuar nga presione të vazhdueshme dhe afatgjata ndaj dhe autoritetet zyrtare po bashkëpunojnë së fundi me Bankën Botërore, për t’u përballur me këtë realitet
Gazetarët ndeshen me forma të reja të mosdhënies së informacionit të kërkuar nga autoritete publike, ndërsa marrja në rrugë gjyqësore bëhet gjithnjë e më e vështirë nga tejzgjatja e proceseve, si pasojë e problematikave që ka sjellë Vetting-u në sistemin e drejtësisë.
Profesionistë të fushës së mjekësisë thonë për Zërin e Amerikës se projektligji ka mangësi dhe nuk trajton në thellësi problematikat që lidhen me fetusin dhe nënën.
Pedagogë në fushën e drejtësisë dhe gjyqtarë të pyetur nga Zëri i Amerikës, shprehen skeptikë për zbatimin e saj.
Agroturizimi është një fushë që po merr zhvillim gjatë viteve të fundit. Në mjaft zona të vendit janë ndërtuar bujtina, 70% e të cilave sipas autoriteteve zyrtare drejtohen nga gra.
Në dy dekada ajo ka arritur të ndërtojë një shtrat të sigurt për vete dhe familjen, bazuar në më të mirën e të parëve të saj.
Një nxënëse që kërkoi të mbetej anonim, dëshmoi për Zërin e Amerikës se si bashkëmoshatarë të saj janë kthyer në shpërndarës dhe përdorues të drogave të ndryshme.
Në Shqipëri, roli i grave në blegtori është i lartë, edhe pse ato ndeshen në këtë sektor me vështirësi të shumta.
Ngarko më shumë