15 vajza e gra nga komunitetet pakicë në Kosovë, në fillim të këtij muaji kanë nisur punë praktike në disa institucione publike e private, në kuadër të një projekti të Qendrës për Studime Gjinore
Autorët e studimit thanë se përgjatë hulumtimeve kanë vërejtur hezitimin e grave për të folur mbi këtë dukuri dhe së këndejmi të dhënat nuk pasqyrojnë gjendjen reale.
Ish presidenti Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarët, Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, si dhe ish shefit parlamentar të lëvizjes Vetvendosje, Rexhep Selimi, akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte
Nga e shtuna me një prill, në Kosovë hyn në fuqi vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej rreth 15 për qind. Vendimi ka nxitur shqetësime për pasojat në jetën e përditshme të qytetarëve dhe rritjen e çmimeve në fusha të tjera
Fondi për të Drejtën Humanitare tha të enjten se procesi i trajtimit të krimeve të luftës nga sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk shënoi ndonjë përparim gjatë vitit 2022, përgjatë të cilit janë arrestuar 5 persona
Forcat serbe vranë brenda një dite mbi 140 shqiptarë. Masakra e kryer në këtë fshat ishte një nga masakrat e kryera në pranverën e vitit 1999 nga forcat serbe, ndërsa NATO-ja po kryente një fushatë bombardimesh që i dha fund luftës gati dyvjeçare
Kosova dhe Serbia për më shumë se një dekadë janë përfshirë në një proces bisedimesh të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, në kuadër të të cilit përfaqësuesit e të dyja vendeve u pajtuan javën e kaluar të zbatojnë një plan të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve
Disa qytetarë serbë dhe shqiptarë në veri dhe jug të qytetit të Mitrovicës, të pyetur nga Zëri i Amerikës, thanë se e shohin me rezervë ndikimin që mund të sjellë marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi, për zbatimin e së cilës palët u pajtuan javën e kaluar në Ohër.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të martën se qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar aspak, ndërsa theksoi se nuk do të zbatojë pjesët e saj që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Java e gruas nisi dhjetë vjet më parë nga Instituti Demokratik Kombëtar në Kosovë, duke ofruar një platformë për të fuqizuar gratë në pozita vendimmarrëse në nivel lokal, për të arritur pozita edhe më të larta udhëheqëse.
I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po qëndron për një vizitë dy ditëshe në Beograd ku u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në përpjekje për të siguruar arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe zbatimin e saj.
Grupe veprimtarësh parakaluan të mërkurën në Prishtinë, me thirrjet kundër dhunës ndaj gruas dhe për dënimin meritor të kryesve të kësaj dhune.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, tha se Tirana mbështet rrugëtimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë aleancën e NATO-s.
Duke nisur nga sot në Kosovë shënohen 3 ditë përkujtimore për nder të 25 vjetorit të betejës së fshatit Prekaz të komunës së Skenderajt, e cila shënoi edhe fillimin e luftës gati dy vjeçare që mori fund në qershor të vitit 1999 me ndërhyrjen e NATO-s
36 familje në Kosovë aktualisht shërbejnë si strehuese të përkohshme të fëmijëve të braktisur, deri në zgjidhjen e statusit të tyre përfundimtar që nënkupton adoptimin apo kthimin në familje biologjike
Kryeministri Kurti tha se plani që parasheh zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga e kaluara duhet të shihet si detyrim ndaj tërësisë dhe duhet të vihet në jetë në përputhje me përcaktimet kushtetuese e ligjore të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës thanë se me këtë pajtim Kosova humbi njohjen nga Serbia ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e vlerësoi atë, si një arritje të madhe, që rikthen normalitetin politik dhe sigurinë në vend.
Një prej vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë, Nancy Levin, në një bisedë me Zërin e Amerikës tha se po përjeton një përvojë të mrekullueshme me nxënës të një shkolle në periferi të Prishtinës, të cilëve po u ndihmon në mësimin e gjuhës angleze.
Që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, Kosova është rreshtuar përkrah aleatëve perëndimorë.
Shumë qytetarë me flamujt e Kosovës dhe ata kombëtar shqiptar në duar u rreshtuan përgjatë sheshit qëndror të Prishtinë për të ndjekur parakalimin e forcave të sigurisë dhe për të kremtuar.
Ngarko më shumë