Përfaqësues të komuniteteve jo shumicë thanë se 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në trajtimin e pakicave, por ato ende vazhdojnë të përballen me sfida të shumta siç është punësimi dhe arsimimi i tyre
Kryeministri i Kosovës thotë se është paralajmëruar nga të dërguarit amerikanë dhe evropianë për pasojat që mund të ketë Prishtina nëse refuzon propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë
Kryeministri Kurti tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është më shumë dëshirë e Beogradit zyrtar sesa e komunitetit serb në Kosovë.
Disa qytetarë serbë me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës thanë se ai paraqet mundësi për përmirësim të të drejtave të tyre, ndërkaq qytetarët shqiptarë këmbëngulin në përputhshmërinë e këtij mekanizmi me Kushtetutën e Kosovës.
Në fund të vitit të kaluar Kosova strehoi për dy vjet disa gazetarë afganë, që përballen me përndjekje në vendin e tyre
Qeveria e Kosovës shpalli të mërkurën shkallën e pagave në sektorin duke nxitur shumë reagime.
Publikimi u bë mes trysnisë së shtuar ndaj Kosovës për themelimin e këtij mekanizmi
Në fillim të vitit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se nëntë shtete kanë tërhequr njohjen e Kosovës dhe se pritet të veprojë njësoj edhe shteti i dhjetë
Njëzetekatër vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak në jug të Prishtinës.
Nxitja e investimeve të huaja në Kosovë vlerësohet si një nga sfidat ekonomike për vitin 2023, krahas problemeve me shkallën e lartë të inflacionit të nxitur nga agresioni rus në Ukrainë.
Plagosja e të rinjve, të moshës 11 dhe 21 vjeçare, nxiti reagime të shumta të udhëheqësve të institucioneve vendase e ndërkombëtare.
Drejtuesi i Këshillit Koordinues për të Zhdukurit dhe Krimet e Luftës në Kosovë thotë se Serbia po vazhdon ta trajtoj këtë çështje si politike.
Vrasja e dy grave brenda një jave në muajin dhjetor, nxiti shqetësime mbi shkallën e dhunës ndaj gruas në Kosovë.
Situata në veriun e Kosovës është ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës. Ata thonë se liberalizimi i vizave dhe krijimi i kushteve në vend, do të shmangnin ikjen e të rinjve
Zhbllokimi i rrugëve u mirëprit edhe nga forcat paqëruajtëse të KFOR-it, të cilat bënë thirrje që bllokadat të largohen në mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe pa incidente apo rreziqe.
Në veriun e Kosovës, ku rrugët kryesore po mbahen të bllokuara që nga dhjetë dhjetori grupe serbësh protestuan duke kërkuar largimin e njësive të posaçme të policisë si dhe lirimin e disa serbëve të arrestuar kohët e fundit në zonë.
Stërvitjet mbahen në një periudhë tensionesh të larta në veriun e Kosovës. Për të dymbëdhjetën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë, vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët që çojnë për në vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.
Për të dhjetën ditë me radhë, grupe qytetarësh serbë po mbajnë të bllokuara rrugët kryesore në veriun e Kosovës.
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosovë, thanë të premten se “janë duke shqyrtuar” një letër të pranuar nga Serbia, e cila tha se ka kërkuar kthimin e një numri pjesëtarësh të forcave të saj të sigurisë në Kosovë.
Që nga e shtuna grupe serbësh po vazhdojnë të mbajnë të bllokuara rrugët në veriun e Kosovës. KFOR-i kërkon shmangien e çdo përshkallëzimi të tensioneve.
Ngarko më shumë