Lidhje

Zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë: rezultate, analiza, përditësime të drejtëpërdrejta

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

21:11 6.11.2020

Republikanët grumbullojnë fonde për sfidat ligjore

Komiteti Kombëtar Republikan po përpiqet të grumbullojë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të ngritura nga Presidenti Donald Trump për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thanë burime që kishin dijeni për çështjen.

Ekipi zgjedhor i Presidentit Trump ka ngritur padi në disa shtete.

21:55 6.11.2020

Policia e Filadelfias arreston dy persona të armatosur pranë qendrës së numërimit

Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon.

Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia.

Dy personat e arrestuar nuk janë identifikuar por janë nga Çesapik i shtetit Virxhinia.

"Deri tani nuk kemi të dhëna se kjo histori është më e madhe se këta dy individë," u tha gazetarëve zëdhënësi Larry Krasner.

Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR" pa numër serial, tha ai.

Policia tha se ishte informuar nga FBI-ja rreth individëve gjatë rrugës së tyre për në Filadelfia me një kamion Hummer ku ndodheshin armët.

23:20 6.11.2020

Kandidati demokrat Joe Biden vazhdon të rrisë avantazhin e lehtë që fitoi në orët e para të së premtes përballë Presidentit republikan Donald Trump në shtetet Xhorxhia dhe Pensilvani, ku vazhdonte numërimi. Megjithëse rezultatet vazhdojnë të jenë shumë të afërta për t'u shpallur, zoti Biden gjendet në pozita të forta për të fituar zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ekipi elektoral i Presidentit Trump është duke vënë në pikëpyetje rezultatet, duke u shprehur nëpërmjet një deklarate të premten se "zgjedhjet nuk kanë mbaruar". Ata thanë se presidenti përfundimisht do të fitojë si rezultat i rinumërimeve të pritshme në shtetet ku gara është e ngushtë, si dhe prej sfidave ligjore të bazuara në akuza të paprovuara për vjedhje votash dhe parregullsi.

00:25 7.11.2020

Presidenti Trump: Biden nuk duhet të shpallë fitoren; beteja ligjore sapo ka filluar

Presidenti Trump përmes një postimi në Twitter shprehet se "Joe Biden nuk duhet të pretendojë pa të drejtë fitoren për zyrën e Presidentit. Unë mund të pretendoj të njejtën gjë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar".

Postimi i presidentit i paraprin një njoftimi se zoti Biden ka në plan të mbajë sonte një fjalim.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG