Biden u drejtohet amerikanëve që votuan për Presidentin Trump
Pa përmendur drejtpërdrejt rivalin e tij republikan, Presidenti i zgjedhur Joe Biden iu drejtua të shtunën mbrëma 70 milion amerikanëve të cilët votuan në mbështetje të Presidentit Trump, disa prej të cilëve dolën në rrugë për të demonstruar kundër rezultateve:
"Të gjithë atyre që votuan për Presidentin Trump, unë e kuptoj zhgënjimin sonte. Unë vetë kam humbur disa herë. Por tani, le t'i japim njëri-tjetrit një shans. Tani, le t'i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri. Kjo është koha e shërimit në Amerikë," tha ai.
Zoti Biden tha se populli amerikan dëshiron që demokratët dhe republikanët të bashkëpunojnë, dëshiron që "demonizimi në Amerikë" të fillojë të marrë fund.
"Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan,” tha ai.
Beiden mban fjalimin e fitores: "Është koha të bashkohemi"
Presidenti i zgjedhur Joe Biden mbajti të shtunën në mbrëmje fjalimin e fitores në Uilmington të shtetit Delauer përpara përkrahësve të shumtë.
"Njerëzit e këtij vendi folën. Ata na dhanë një fitore të qartë, një fitore bindëse," tha zoti Biden përpara mbështetësve të mbledhur në një parking dhe që brohorisnin.
"Zotohem të jem një president që nuk kërkon të ndajë, por të bashkojë," tha ai.
Më pas ai iu drejtua drejtpërdrejt mbështetësve të Presidentit Donald Trump.
"Tani, le t'i japim njëri-tjetrit një shans. Është koha të heqim dorë nga retorika e ashpër, të ulim temperaturën, të shikojmë dhe dëgjojmë njëri-tjetrin përsëri”, tha ai. “Kjo është koha e shërimit në Amerikë.
Zoti Biden tha se populli amerikan dëshiron që demokratët dhe republikanët të bashkëpunojnë, dëshiron që "demonizimi në Amerikë" të fillojë të marrë fund.
"Unë do të punoj po aq shumë për ata që nuk më votuan sa edhe për ata që më votuan,” tha ai.
Ai u prezantua nga senatorja Kamala Harris, e cila do të jetë gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para amerikane me origjinë aziatike që shërben si zëvendëspresidente.
Presidenti Trump, i cili ishte duke luajtur golf të shtunën kur rrjetet kryesore televizive parashikuan që rivali i tij kishte fituar, akuzoi menjëherë zotin Biden se po nxitonte të paraqitej në mënyrë të padrejtë si fitues".
"Këto zgjedhje janë larg së mbaruari,” tha ai në një deklaratë.
Joe Biden merr urime nga udhëheqës evropianë dhe të NATO-s
Udhëheqës evropianë dhe ata të NATO-s përgëzuan kandidatin demokrat Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e cilësoi ditë të shkëlqyeshme për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se zoti Biden është mbështetës i fuqishëm i NATO-s dhe marrëdhënieve transatlantike.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke uruar zotin Biden tha se mezi pret të punojë me të.
Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi zoti Biden dhe zonjën Harris për "arritjen e tyre historike".
Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se "kemi shumë për të bërë për të kapërcyer sfidat e sotme. Le të punojmë së bashku"! shkroi ai.
Dëshira të ngjashme shprehën edhe udhëheqës të shumë vendeve evropiane.