Policia e Filadelfias arreston dy persona të armatosur pranë qendrës së numërimit
Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon.
Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia.
Dy personat e arrestuar nuk janë identifikuar por janë nga Çesapik i shtetit Virxhinia.
"Deri tani nuk kemi të dhëna se kjo histori është më e madhe se këta dy individë," u tha gazetarëve zëdhënësi Larry Krasner.
Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR" pa numër serial, tha ai.
Policia tha se ishte informuar nga FBI-ja rreth individëve gjatë rrugës së tyre për në Filadelfia me një kamion Hummer ku ndodheshin armët.
Republikanët grumbullojnë fonde për sfidat ligjore
Komiteti Kombëtar Republikan po përpiqet të grumbullojë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të ngritura nga Presidenti Donald Trump për rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, thanë burime që kishin dijeni për çështjen.
Ekipi zgjedhor i Presidentit Trump ka ngritur padi në disa shtete.
Rezultatet e numërimit të votave deri në orën 15:00
PENSILVANI
Biden: 49.5% 3,311,673 vota
Trump: 49.3% 3,298,011 vota
XHORXHIA
Biden: 49.4% 2,450,381 vota
Trump: 49.4% 2,448,778 vota
ARIZONA
Biden: 49.9% 1,562,200 vota
Trump: 48.6% 1,521,246 vota
NEVADA
Biden: 49.7% 627,104 vota
Trump: 48.1% 606,967 vota
KAROLINA E VERIUT
Trump: 50.0% 2,732,120 vota
Biden: 48.6% 2,655,383 vota
Filadelfia: Qindra demokratë kërcejnë në rrugë. Detroit: Përkrahësit e Presidentit Trump protestojnë
Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej "Numëro çdo votë" dhe duke kërcyer në rrugë.
Në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, "Luftoni!"