Ekipi elektoral i Presidentit Trump: Zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende
Avokati i ekipit elektoral të presidentit Trump, u shpreh përmes një postimi në Twitter se "parashikimi fals i fitores së Joe Biden-it, bazohet në rezultatet e katër shteteve ku shifrat janë larg së qëni përfundimtare". "Në Xhorxhia", thotë ai, "do të ketë rinumërim", duke shprehur besimin se do të gjenden pasaktësi që do t'ia japin fitoren Presidentit Trump. Në Nevada, shton më tej avokati i ekipit elektoral, "ka dyshime se mijëra vota me postë janë të paligjshme". Presidenti, përfundon avokati Matt Morgan, do të fitojë në Arizona, përkundër parashikimeve të gabuara të rrjetit Fox News dhe agjencisë së lajmeve Associated Press, që ia kanë dhënë këtë shtet zotit Biden.
Deri në këtë moment, Biden kryeson në Arizona me 47052 vota, në Xhorxhia me 1098, në Nevada me 11438 dhe në Pensilvani me 6826.
Trump komenton në Twitter, përsërit ankesat për votat
Presidenti Trump publikoi disa komente në Twitter në orët e para të mëngjesit të premten, ku përsëriti disa nga ankesat që kishte bërë para një dite nga Shtëpia e Bardhë.
"Unë e FITOJ lehtësisht presidencën e Shteteve të Bashkuara me VOTAT E LIGJSHME TË HEDHURA,” tha ai në Twitter, pa ofruar ndonjë provë se janë hedhur vota të paligjshme.
Twitter i vuri një etiketë postimit si “ndoshta i pasaktë”, siç ka vepruar edhe me postime të tjera të shumta të Presidentit Trump që nga dita e zgjedhjeve.
Biden fiton epërsi në Pensilvani
Në shtetin përcaktues të Pensilvanisë, kandidati demokrat Joe Biden merr kryesimin me 49.4% kundrejt 49.3% të Presidentit Donald Trump, ose 5,594 vota më shumë. Pensilvania ka 20 vota elektorale dhe e sjell zotin Biden më pranë shpalljes së fitores. Në Pensilvani janë numëruar 95% të votave.
Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave.
Biden në epërsi në Xhorxhia
Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave.
Numërimi i votave po vazhdon edhe në tri shtete të tjera që mund të jenë vendimtare: në Arizona dhe Nevada, ku zoti Biden është në përparësi dhe në Pensilvani, ku epërsia e presidentit Trump ka rënë në 18 mijë vota.