Lidhje

Zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë: rezultate, analiza, përditësime të drejtëpërdrejta

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

01:50 5.11.2020

Fushata e Presidentit Trump kërkon ndërprerjen e numërimit në Xhorxhia

Fushata zgjedhore e Presidentit Donald Trump tha se kishte ngritur një proces gjyqësor në shtetin Xhorxhia që kërkon ndërprerjen e numërimit të votave në kështë shtet,

Padia, e ngritur kundër Bordit Zgjedhor të Qarkut Çatham i kërkon një gjykatësi të urdhërojë Qarkun të sigurojë dhe veçojë fletët e votimit të ardhura pas orës 19:00 ditën e zgjedhjeve, sipas një dokumenti gjyqësor të lëshuar nga fushata.

Fushata e Presidentit Trump ka ndërmarrë një sulm juridik në disa shtete të lëkundura pas zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

01:40 5.11.2020

Ekspertët: Gjykata e Lartë mund të mos ketë fjalën e fundit në zgjedhjet e SHBA

Ndërsa Presidenti Donald Trump synon që Gjykata e Lartë e SHBA të ndërhyjë në garën presidenciale, e cila është ende e paparashikueshme, ajo mund të mos jetë arbitri përfundimtar në këto zgjedhje, thanë ekspertët ligjorë.

Ata thanë se pak gjasa ka që gjykatat të pranonin një kërkesë të Presidentit Trump për të ndalur numërimin e fletëve të votimit që kanë arritur para ose në ditën e zgjedhjeve, apo që ndonjë mosmarrëveshje që mund të shqyrtojnë gjykatat të mund të ndryshonte trajektoren e garës në shtete të tilla si Miçigani dhe Pensilvania.

00:50 5.11.2020

50,6 milion shikues ndoqën zgjedhjet në TV

Sipas organizatës Nielsen Global, zgjedhjet amerikane në kohën më të mirë televizive të datës 3 nëntor u ndoqën nga 56.9 milion shikues. Kjo shifër është më pak se sa numri i njerëzve që ndoqën në televizion natën e zgjedhjeve të vitit 2016.

00:45 5.11.2020

Demokrati Biden fiton Miçiganin

Sipas parashikimeve kandidati demokrat Joe Biden ka fituar në shtetin e Miçiganit, duke siguruar 16 vota elektorale të këtij shteti. Miçigani që tradicionalisht voton për demokratët, ishte një nga shtetet që Presidenti Donald Trump e fitoi në vitin 2016. Deri tani zoti Biden ka siguruar 253 vota elektorale, ndërsa presidenti Trump 213.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG