Dita 18 e grevës
Greva e urise e nje grupi ish te burgosurish politike eshte sot ne diten e 18. Diplomatet perendimore po bejne thirrje paleve per dialog dhe mirekuptim, ndersa vizituan here grevistet dhe here spitalin ku po mjekohet kryetari i greves se urise Gjergj Ndreca, i cili beri dje nje akt veteflijimi. Ngjarja e djeshme shkaktoi nje numer te madh reagimesh dhe deklaratash politike, por nga ana tjeter ndikoi edhe tek grevistet, te cilet thone se greva e urise do te vazhdoje.