Grupi militant palestinez Hamas tha se versioni i fundit i propozimit amerikan për arritjen e armëpushimit në Gazë devijon nga pikat ku ishte arritur pajtim më parë
Gjetja e trupave të pengjeve ndodh në një kohë kur ndërmjetësit amerikanë dhe arabë po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për të ndalur luftimet në Rripin e Gazës
Sekretari Blinken tha se përpjekjet diplomatike, të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari mund të jenë shansi i fundit për të siguruar lirimin e pengjeve dhe për të shmangur përshkallëzimin e luftës.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken po viziton rajonin, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të arritur një armëpushim që do t'i jepte fund luftës midis Izraelit dhe Hamasit
Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari po këmbëngulin për një marrëveshje armëpushimi mes Izralit dhe Hamasit, ndërsa mes plastinezëve të zhvendosur nga lufta janë zbuluar rastet e para me poliomielitit
Në Uashington, Presidenti Biden tha të premten se arritja e një marrëveshjeje armëpushimi është "shumë, shumë më afër" sesa përpara fillimit të bisedimeve.
Negociatorët nga SHBA, Egjipti dhe Katari thanë se synojnë të takohen përsëri javën e ardhshme për të finalizuar një marrëveshje për dhënien fund të luftimeve.
Ekspertët izraelitë thonë se ka dallime të mëdha midis Izraelit dhe Hamasit rreth pranisë së ushtrisë izraelite në Gazë në të ardhmen
Bisedimet e armëpushimit në Katar hynë të premten në ditën e dytë. Kryediplomatët e Britanisë dhe Francës vizitojnë Izraelin
"Sot ishte një fillim premtues", tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby për bisedimet në Doha të Katarit, në të cilat po merr pjesë edhe drejtori i CIA-s, William Burns.
Grupi militant Hamas thotë se nuk do të marrë pjesë në raundin e ri të negociatave në Doha
Analistët thonë se për Ankaranë vizita është një mundësi për të rikthyer ndikimin e saj rajonal pas izolimit në rritje dhe vrasjes së udhëheqësit kryesor të Hamasit, Ismail Haniyeh
Ngarko më shumë