Kreu i forcave ajrore të Ukrainës Serhii Holubtsov tha se “një numër i caktuar avionësh luftarakë do të ruhet në baza të sigurta ajrore jashtë Ukrainës në mënyrë që të mos vihen në shënjestër këtu.”
Sulmi kundër kryeministrit të Sllovakisë muajin e kaluar nxjerr në pah ndarjet në rritje në Evropën Qendrore, një rajon veçanërisht i polarizuar mbi Ukrainën, ndërsa Rusia rrit fushatën propagandistike
Zyrtarët rusë në rajonet ukrainase që kontrollohen pjesërisht nga Moska, Kherson dhe Luhansk, njoftuan se të paktën 28 persona u vranë si pasojë e sulmeve të Kievit
Propozimi për të përdorur fondet e ngrira të Rusisë për kredinë për Ukrainën do të paraqitet nga presidenti Joe Biden në takimin e nivelit të lartë në Apulia të Italisë
Udhëheqësi rus i cili foli për më shumë se tre orë me gazetarë ndërkombëtarë përgjatë punimeve të Forumit Ekonomik të Shën Petersburgut, paralajmëroi kundër përdorimit të armëve perëndimore nga forcat ukrainase për të goditur objektivat në Rusi.
Pjesëmarrja e nënpresidentes Harris do të nënvizojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës
Zoti Zelenskyy, i cili mori pjesë në takimin në Singapor tha se ishte “i zhgënjyer” që disa udhëheqës botërorë nuk e kishin konfirmuar ende pjesëmarrjen në konferencën për paqen në Ukrainë që do të mbahet në Zvicër
Forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 35 nga 53 raketat ruse dhe 46 nga 47 dronët që u përdorën për sulmin
Vendimi paraqet një ndryshim të qëndrimit të Presidentit Joe Biden, i cili deri më tani, kishte refuzuar me vendosmëri që Ukraina të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s u ka kërkuar vendeve anëtare që të zotohen për t’i dhënë Ukrainës çdo vit ndihma ushtarake në vlerën rreth 40 miliardë euro
SHBA dhe Moldavia forcojnë lidhjet përballë përpjekjeve destabilizuese ruse ndërsa ritheksojnë mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës
Tridhjetë e dy shtetet anëtare të NATO-s kanë qëndrime të ndryshme përsa i përket këtij plani dhe ministrat do të përpiqen të përafrojnë qëndrimet e tyre të enjten dhe të premten gjatë një takimi në Pragë
Ngarko më shumë