Njoftimi u bë nga Shtëpia e Bardhë në prag të takimit të Presidentit Joe Biden me Kryeministrin britanik Keir Starmer dhe rritjes së trysnisë nga Ukraina për lejimin e sulmeve në thellësi të territorit të Rusisë
Në takimin në Uashington të premten mes Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit britanik Keir Starmer, pritet të diskutohet edhe për kërkesën e Ukrainës për heqjen e kufizimeve ndaj përdorimit të armëve me rreze të gjatë veprimi për të goditur në thellësi të territorit të Rusisë
Shkëmbimi i të burgosurve u mundësua me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, tha një zëdhënës i agjencisë ushtarake të zbulimit të Ukrainës
Njoftimi për dëbimin e diplomatëve që Rusia i akuzon për spiunazh u bë ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer viziton Uashingtonin për të diskutuar me Presidentin Joe Biden edhe kërkesën e Ukrainës për të përdorur armët perëndimore kundër objektivave brenda Rusisë.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se Moska po përfitonte nga hezitimi i aleatëve perëndimorë të Kievit për ta lejuar Ukrainën të godiste më thellë në territorin rus
Agjencia ruse e sigurisë FSB njoftoi muajin e kaluar se ka hapur hetimet penale ndaj disa gazetarëve, pasi ata kaluan në territorin rus, për të raportuar mbi zhvillimet në Kursk
SHBA dhe Britania premtojnë 1.5 miliard dollarë ndihma për Ukrainën. Kievi kërkon me këmbëngulje që të lejohet të përdorë armët perëndimore për sulme më në thellësi të territorit rus
Ndihma ka për qëllim forcimin e rrjetit energjetik që Rusia e ka sulmuar vazhdimisht
Vizita e kryediplomatëve amerikan dhe britanik vjen në një kohë kur Ukraina këmbëngul të lejohet të kryejë sulme me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë
Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur në Ukrainë, njoftoi të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blink
Sipas zyrtarëve në Moskë, një person humbi jetën dhe të paktën tre u plagosën, si pasojë e sulmit
Zyrtar i lartë iranian hodhi poshtë njoftimet duke i cilësuar ato si “luftë psikologjike”. Por një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se informacionet ishin “të besueshme”.
Ngarko më shumë