Ndryshe nga fushata presidenciale e Hillary Clintonit në vitin 2016, që u përqëndrua në mesazhe të hapura gjinore, Kamala Harris nuk po e bën një gjë të tillë. Megjithatë, çështjet gjinore pritet të jenë ndër çështjet për të cilat do të votohet më 5 nëntor.