Qëndrimi i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh bie ndesh me udhëheqësit perëndimorë. Por ai nuk e fsheh se gjatë mandatit të partë të Presidentit Trump ai kishte marrëdhënie të ngrohta me të.
Menjëherë pasi republikani Donald Trump shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të mërkurën në mëngjes, presidenti i zgjedhur lavdëroi mbështetësin e tij, sipërmarrësin miliarder në sektorin e teknologjisë, Elon Musk.
Plani i Presidentit të zgjedhur Donald Trump përfshin zotimet kryesore të bëra gjatë fushatës: sigurinë kufitare, forcimin e ekonomisë dhe vënien e Amerikës në plan të parë. Pavarësisht se zotimet vlerësohen si të guximshme, deri tani nuk janë dhënë detaje se si do të realizohen ato.
Nuk është risi të shohim njerëz të pasur që mbështesin politikanët, por disa ekspertë thonë se lidhja Trump-Musk është ndryshe
Tradicionalisht në të përfshihet nënpresidenti dhe drejtuesit e 15 departamenteve të degës ekzekutive, si ai i Shtetit, i Drejtësisë, apo Departamenti i Thesarit
Zoti Trump shënoi një fitore bindëse duke bërë për vete votues nga grupe të ndryshme demografike
Siguria kufitare, forcimi i ekonomisë dhe vënia e Amerikës në plan të parë ishin zotimet kryesore të fushatës së Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump
Presidenti Biden u angazhua për një transferim paqësor të pushtetit në 20 janar. Ai tha se si sistemi elektoral është i drejtë dhe i besueshëm dhe se ne duhet të respektojmë votën e amerikanëve.
Aleatët e Amerikës në Evropë e uruan zotin Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale, pavarësisht shqetësimeve mbi ndikimin që mandati i tij i dytë mund të ketë në marrëdhëniet transatlantike. Analistët thonë se aleatët evropianë po përgatiten për një periudhë të paqëndrueshme
Republikanët fituan kontrollin e Senatit, një fitore e rëndësishme që do t’i jepte Presidentit të zgjedhur Donald Trump një mjet kryesor për të zbatuar axhendën e tij legjislative.
Shtetet e Bashkuara po përgatiten për trasnferimin e pushtetit, me Presidentin Joe Biden që përgëzoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump për fitoren e tij dhe Nënpresidenten Kamala Harris që pranoi humbjen.
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka nisur tashmë procesin për formimin e administratës së tij. Që pas fjalimit drejtuar mbështetësve të tij në Florida ai po mban një profil të ulët, duke qëndruar larg syrit të publikut.
Ngarko më shumë