Autorizimi për një dozë të kartët do të ofronte mbrojtje maksimale për popullsinë mbi 65 vjeç e cila është goditur më rëndë nga pandemia.
Agjencia britanike për Sigurinë Shëndetësore ka arritur në përfundimin se të vaksinuarit kanë 50 për qind më pak gjasa të kenë simptoma të rënda të tejzgjatura
Plani i kryeministrit Johnson "Jeta me COVID" alarmoi kritikët të cilën thonë se veprimet e tij janë të parakohshme dhe do ta lënë vendin të pambrojtur ndaj varianteve të reja virale
Pas dy vjetësh pandemia COVID-19 duket se po dëmton shëndetin mendor të amerikanëve, me një numër në rritje njerëzish që vuajnë nga ankthi dhe depresioni.
Vaksina kundër COVID-19 për fëmijët nën 5 vjeç ndeshet me një vonesë tjetër disamujore, pasi rregullatorët amerikanë vendosën papritmas të premten që të ngadalësonin procesin e shqyrtimit të kërkesës për miratim emergjent nga kompania Pfizer.
Disa shtete e kanë humbur durimin, mes tyre Nju Jorku që drejtohet nga një guvernatore demokrate. Drejtuesit e tyre e kanë bërë të qartë se nuk do të presin Uashingtonin ndërsa irritimi publik ndaj kufizimeve po rritet.
Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për një strategji të shpejtë, të shumëanshme dhe një drejtues në nivel kabineti për të luftuar epideminë e mbidozës nga opioidet, thuhet në një raport të një komisioni dypartiak të Kongresit.
Përhapja e shpejtë e variantit Omicron në mbarë globin ka shtuar shqetësimet për COVID-in me pasoja afatgjata
Ndërsa disa vende evropiane kanë filluar të reduktojnë ose heqin masat kufizuese për frenimin e përhapjes së COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po bën thirrje për qasje të kujdesshme pasi koronavirusi vazhdon të përhapet.
Objektivi i ri bëhet në kuadër të nismës "Moonshot" kundër sëmundjes të nisur në vitin 2016 kur ai ishte nënpresident
Vaksinat Pfizer për fëmijët nga 6 muaj në 5 vjeç përmbajnë vetëm një të dhjetën e dozës së dhënë për të rriturit.
Nëse agjencia rregullatore jep miratimin, vaksinat që përmbajnë vetëm një të dhjetën e dozës së dhënë për të rriturit mund t'u jepen fëmijëve gjashtë muajsh e lart.
Ngarko më shumë