Partitë shqiptare e shohin nismën e partisë nacionaliste maqedonase 'E Majta' si të motivuar mbi baza etnike. Shumica e ligjvënësve nuk e mbështesin këtë nismë
Autoritetet turke thanë se fondet e transferuara nga Rexhepi janë përdorur për mbledhjen e informacioneve në Siri dhe operacionet psikologjike kundër palestinezëve.
Të dy akuzohen për krime kundër popullsisë civile shqiptare në komunën e Istogut në Kosovën perëndimore.
Kryetarja Spiropali: Shumica mund të ishte me tolerante, ndërsa opozita më e vetkontrolluar. Bardhi: Ky session nuk mund të jetë i ndryshëm për shkak të keqqverisjes së Ramës. Mesazh i presidentit Begaj: Dialogu politik, prioritet
Përfaqësues të komunitetit të mjekëve, si dhe të Urdhrit të Mjekëve, kanë rezerva, dhe thonë për Zërin e Amerikës se këto ndryshime nuk janë konsultuar me ta.
Ekspertë të arsimit në Kosovë në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimin për ngecje të shumta që sipas tyre e karakterizojnë sistemin arsimor të vendit. Në tri testimet e fundit të programit ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve, të njohur si PISA, Kosova është radhitur gati në fund të listës botërore.
Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën përballë ndërtesave të institucioneve paralele të Serbisë në veri, pak ditë pasi autoritetet i mbyllën ato institucione mes kritikave perëndimore për veprime të pabashkërenduara.
Beleri ishte në burg prej 16 muajsh, i dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe pritej ta përfundonte dënimin në tetor.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese ka theksuar mundësinë e shqyrtimit nëse ligji për gjuhën është në përputhje me Kushtetutën, por ky paralajmërim shihet nga partitë shqiptare si cënim i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në këtë vend.
Sipas fondacionit “Pema e Jetës”, në Shqipëri janë më shumë se 1800 persona të prekur nga skleroza e shumëfishtë dhe vetëm pak prej tyre arrijnë të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.
Alban Kukaviqi, 56-vjeçari i plagosur në korrik nga helika e një gomoneje në gjirin e Shën Janit, në Karaburun, ndërroi jetë pak ditë më parë në një spital jashtë vendit.
I dërguari evropian Lajçak tha gjatë një debati për të ardhmen e integrimeve evropiane në kuadër të forumit Globsec 2024, se duket që shoqëritë të Kosovës dhe Serbisë nuk janë gati për normalizimin e marrëdhënieve.
Ngarko më shumë