Anija ‘Libra’ pritet të mbërrijë në Shëngjin të mërkurën në mëngjes. Këtu ndodhet qendra e parë e ngritur nga italianët, ku do të kryhen kontrollet e para shëndetësore dhe procedurat e identifikimit, para se të dërgohen në kampin e Gjadrit.
Gazetarë, veprimtarë e politikanë kërkuan përshtatjen sa më parë të ligjeve të Shqipërisë me standartet Anti-SLAPP të BE-së dhe të Këshillit të Evropës.
Opozita thirri seancë të jashtëzakonshme të parlamentit pas raportimeve të ditëve të fundit mbi problemet në zinxhirin e furnizimit me ushqime të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri këto komente në takimin e Procesit të Berlinit në të cilin vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë dhe një deklaratë mbi një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal.
Zëri i Amerikës arriti të mësojë detajet e oponencës prej 24 faqesh të konferencës së rektorëve mbi këtë projektligj, ku nënvizohet mes të tjerash se ai bie ndesh me kushtetën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cënon lirinë akademike.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë për afrim të trupave ushtarake rreth 50 metra afër vijës kufitare në komunën e Kamenicës, në lindje të Kosovës. Beogradi tha se trupat vepruan brenda zonës tokësore të sigurisë dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare.
Sipas studiuesve financimet për misionet arkeologjike dhe kërkimet shkencore mbështeten kryesisht nga të huajt dhe vetë parqet arkeologjike po përdorin shumë pak nga të ardhurat e tyre për këto aktivitete.
Komandanti i marinës amerikane për Evropën dhe Afrikën dhe komandanti i forcave të NATO-s në bazën e Napolit tha se brishtësia e situatës së sigurisë në Kosovë “buron nga fakti që këtu dhuna mund të shpërthejë shumë shpejt” dhe tha se "shqetësimi kryesor aktualisht është retorika nxitëse politike".
Sipas studimeve, kanceri i gjirit në Shqipëri ka një tendencë në rritje, por nevojiten kontrolle për zbulim sa më të herët, sepse pjesa dërrmuese e rasteve të zbuluara herët janë të kurueshme.
Shumica parlamentare bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar mbi një bisedë telefonike të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiç.
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof tha të premten se veprimet e pabashkërenduara që janë ndërmarrë nga qeveria në Prishtinë, ndërlikojnë mundësitë e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur në mënyrë të suksesshme Kosovën.
Akuza mbështetet mbi shkelje të dyshuara, që gjenden në 4 praktika të ndryshme pronash, kur ai drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Ngarko më shumë