Në prag të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në qytetin e Shkodrës ka nisur puna për restaurimin e shtëpisë ku, në vitin 1918, u themelua "Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës". Restaurimi drejtohet nga Instituti i Monumenteve të Kulturës. Ndërkohë, në Shkodër po restaurohen edhe disa objekte të tjera historike, që kanë lidhje me pavarësinë e vendit.