Socialistet mbi ekonomine
- Armand Mero
Në Shqipëri partia socialiste deklaroi sot se sipas saj ekonomia e vendit është në rrënim. Forca kryesore e opozitës e cila ka hyrë në fazën paraelektorale, organizoi sot një konferencë kushtuar situatës ekonomike, gjendjes së saj dhe zgjidhjeve që ajo premton të ofrojë në rast të marrjes së pushtetit në 2013.