Deklarata vjen në mesin e shqetësimeve se një fitore e mundshme e ish presidentit Donald Trump mund të përmbysë mbështetjen e Perëndimit ndaj Kievit.
Në Tiranë, Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar, pak ditë pasi rizgjodhi kryetarin e saj Lulzim Basha. Kuvendi konfimoi orientimin euro-atlantik të partisë, pas përçarjeve, që u shkaktuan nga shpallja non grata e ish-kryeministrit Sali Berisha prej SHBA-ve për korrupsion.
Policia e Kosovës bëri publike të shtunën një sasi të konsiderueshme armësh, të cilat janë gjetur në një makinë me targa të Beogradit, në qytetin e Zveçanit të banuar me shumicë serbe, në veri të Kosovës.
A e keni vënë re ndonjëherë që flluskat, në një gotë shampanje ngjiten lart, në vijë të drejtë? E njëjta gjë nuk ndodh me birrën, apo dhe pije të tjera të gazuara, ku flluskat shpërndahen në mënyrë të çrregullt. Ekspertet kanë tashmë një përgjigje për këtë.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara thonë se shkaku kryesor i vdekjeve nga mbidoza në Amerikë janë opioidet sintetike, kryesisht fentanili, i cili mund të jetë deri në 50 herë më i fortë se heroina.
Disa ligjvënës amerikanë po bëjnë thirrje për hartimin e një legjislacioni për të frenuar shitjen e tokave bujqësore blerësve të huaj, veçanërisht atyre nga Kina. Nga më shumë se 100 vende që kanë investime në tokat bujqësore amerikane, Kina zë vendin e 18.
Diplomatët e pesë vendeve kryesore perëndimore dhe Bashkimi Evropian i bënë sërish të shtunën thirrje qeverisë së Kosovës që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilin Manastirit mesjetar të Deçanit, i njihet e drejta e pronës në mbi rreth 23 hektarë tokë.
Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatoviq bëri sot betimin . Ceremonia e inaugurimit të presidentit të ri u mbajtë në parlamentin malazez në praninë e deputetëve, të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota dhe të diplomatëve të akredituar në Malin e Zi.
I dërguari i posaçëm kinez Li Hui mbërriti në Kiev për të diskutuar përpjekjet e vendit të tij për të ndërmjetësuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Analistët ukrainas thonë se Kievi nuk ka iluzione për aftësitë e Kinës për të mundësuar një marrëveshje paqeje, por Ukraina duhet të ruajë dialogun me Kinën.
Ngarko më shumë