Miliona refugjatë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nga lufta e cila vazhdon prej 10 vitesh. Mijëra prej të tyre jetojnë tani në Shtetet e Bashkuara.
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami, flet për herë të parë për situatën në sistemin gjyqësor, vështirësitë e krijuara nga largimi i një numri të madh gjyqtarësh për shkak të Vettingut, si dhe propozimin për riorganizmin e Gjykatave të vendit
Në Shqipëri, nisi sot mes refuzimit dhe një entuziazmi të përmbajtur vaksinimi i mësuesve në kryeqytet dhe qytete të tjera me vaksinën Astra Zeneca kundër virusit COVID-19.
Suedia dhe Letonia u shtohen vendeve e fundit që pezullojnë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, ndërsa rregullatorët evropianë analizojnë të dhënat e sigurisë së saj.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i Pentagonit, Lloyd Austin po zhvillojnë takime me homologët japonezë në Tokio për të riafirmuar partneritetin transatlantik përballë një Kine gjithnjë e më ambicioze dhe Koresë së Veriut, gjithnjë e më armiqësore.
Ky muaj shënon pesë vjetorin e marrëveshjes së Turqisë me Bashkimin Evropian që zgjeroi një eksod masiv të refugjatëve dhe migrantëve në Evropë në këmbim të ndihmës. Por, e ardhmja e marrëveshjes është vënë në pikëpyetje ndërsa Ankaraja po bën thirrje për rishikimin e saj.
Në Kosovë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, vendosi që të thërrasë më 22 mars mbledhjen e parë të parlamentit të Kosovës, i dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Këtë javë Presidenti Joe Biden fillon një turne në mbarë vendin për të mbështetur paketën ekonomike prej 1.9 trilionë dollarësh që parashikon pagesa të drejtpërdrejta për amerikanët.
Rrjeti “Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar” publikoi një raport të ri mbi rolin e shoqërisë civile të Ballkanit Perëndimor në përballjen me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët të hënën në qytete të ndryshme australiane me thirrjet për drejtësi gjinore. Protestat që kanë vazhduar prej disa ditësh, u nxitën nga një numër skandalesh të bëra publike kohët e fundit që kanë në qendër anëtarë të partisë së Kryeministrit Scott Morrison.
Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan të hënën pezullimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca, pas njoftimeve për mundësinë e shfaqjes së efekteve serioze anësore, që përfshijnë hemorragjinë dhe mpiksjen e gjakut.
Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të investojnë mjaft energji dhe kapital politik tek Shqipëria.
Ngarko më shumë