Krahas problemeve të Kuvendit, qeverisë, partive, medias dhe biznesit me korrupsionin, raporti vëren një rënie të sektorit publik, i cili "vuan nga standarte të paqarta profesionale, nga rreziku i korrupsionit dhe nga ndikimi politik”.
Reagon ambasada e SHBA-ve në Shqipëri: “Dënojmë aktet e dhunës gjatë protestës së sotme. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune”.
Përfaqësues të disa organizatave pohuan sot se komunitetet e banorëve dhe ekspertë të pavarur nuk pyeten as dëgjohen nga institucionet për nisma ligjore me ndikim të madh për jetën e tyre.
Kjo është protesta e dytë pas arrestimit nga SPAK-u të disa ish drejtorëve bashkiakë nën dyshime për korrupsion, ndërsa zoti Veliaj u distancua nga aktet e tyre.
"U bëj thirrje të rinjve: Mos e braktisni vendin tonë! Rezistoni përballë çdo vështirësie!”, tha kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu.
"Ekspozita është një miks mes botës amerikane me botën shqiptare, të cilat kanë shumë afrimitet. Këto vepra pohojnë se janë prishur kufijtë mes tyre, nuk ka më kufij. Janë bashkë nostalgjia shqiptare me frymëzimet amerikane”, thotë për Zërin e Amerikës, autori Nazmi Hoxha.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës, Pololikashvili, tha se suksesi i Shqipërisë me turizmin erdhi prej një pune shumëvjeçare, ndërsa gjithë rajoni ka shumë potencial në këtë fushë.
“Asnjë përfitim i paligjshëm personal, nuk më ka lidhur kurrë as me ta dhe as me askënd tjetër në detyrën time si shërbëtori numër një i Tiranës”, tha kryebashkiaku Erjon Veliaj.
SPAK-u ka arrestuar disa nga drejtorët dhe ish drejtorët më të rëndësishëm të bashkisë, nën dyshime për afera korrupsioni.
Nga amnistia e miratuar me 110 vota lirohen menjëherë 700 të burgosur, dhe 400 të tjerë përfitojnë ulje.
Përfaqësuesi i Organizatës “Reporterë pa Kufij, Antoine Bernard, tha se Shqipëria nuk ka asnjë përmirësim domethënës me lirinë e shtypit.
Mbi 40 për qind e të anketuarve besojnë se pandëshkueshmërisë së njerëzve me pozita të larta në Shqipëri gjithnjë e më shumë po i vjen fundi.
Arkipeshkvi i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit, Arjan Dodaj, u bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga vendi i tyre, ndërsa bëri thirrje për kujdes ndaj të varfërve.
“Janë 12 funksionarë të lartë publikë të denoncuar, por pak të hetuar. Në shumicën e rasteve prokuroria nuk filloi hetimet", tha Erida Skëndaj, drejtuese e Komitetit të Helsinkit.
Qeveria shqiptare ka bërë tashmë gati një listë të reformave, që do t'i dorëzohet Komisionit Europian për t’u mbështetur nga Plani i Rritjes, i propozuar nga Komisioni Europian.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai pohoi se detyra më e rëndësishme e gazetarëve të luftës është që ta tregojnë të vërtetën me fakte, duke shmangur propagandën dhe lajmet e rreme.
Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës të zotit Beleri, duke argumentuar se nuk gjeti cënim të së drejtës së tij për t’u zgjedhur.
Gjykata kërkoi të njihej me Raportin e Misionit të Përbashkët UNESCO-ICOMOS për Butrintin, ku ngrihen shqetësime për ndryshimin e kufijve të tij, si dhe mbi rolin e shtetit në mënyrën e re të menaxhimit të Parkut Kombëtar.
Hetimet janë përqëndruar në shkeljet e procedurave ligjore të koncensionit, ndërsa zoti Beqaj thekson cilësinë e shërbimeve kirurgjikale.
Kryeministri Rama u shpreh entuziast për investimet në ishullin e Sazanit, ndërsa ministria e Turizmit deklaroi për Zërin e Amerikës se për Zvërnecin ende nuk ka dijeni.
Ngarko më shumë