Në një raport të publikuar pas vëzhgimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë gjatë periudhës shtator 2022 deri në maj 2024, theksohet se një numër i konsiderueshëm i rasteve të profilit të lartë shënuan përparim të ngadaltë si gjatë hetimeve dhe ashtu edhe gjatë procedurave gjyqësore.
Udhëheqës evropian shfaqën shpresën se bashkëpunimi transatlantik do të mbetet i fortë në mënyrë që të zgjidhen problemet e rëndësishme rajonale dhe globale.
Qytetarët në Prishtinë i thanë Zërit të Amerikës se lidhja ndërmjet dy popujve mbetet e palëkundur pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndonëse thonë se kanë një lloj lidhjeje të veçantë me demokratët që drejtuan fushatën për çlirimin e Kosovës në vitin 1999.
Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën thuhet se gratë ende mbesin të nënpërfaqësuara dhe se numri i tyre në poste të larta është i pakënaqshëm
Raporti, një matës i përvitshëm që Bashkimi Evropian i bën zhvillimeve të vendeve të cilat synojnë integrimin, kritikon siç thuhet veprimet e pabashkërenduara të qeverisë së Kosovës në veri duke vlerësuar se ato kanë dëmtuar marrëdhëniet e saj me komunitetin serb.
Të hënën, qeveria e Serbisë miratoi një projektligj që e shpallë Kosovën si zonë të mbrojtjes së veçantë sociale si dhe projektligjin për kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.
Presidentja Leyen tha të shtunën në Prishtinë se vendimi i qeverisë së Kosovës që të heq masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia dhe përparimi i saj në kuadër të CEFTA-s, mund të hapin rrugën për heqjen e masave ndëshkuese.
Pala serbe tha se nguli këmbë në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ndërsa pala e Kosovës i vlerësoi të dështuara takimet e sotme ndërsa akuzoi Serbinë se po këmbëngul në zbatimin e pjesshëm të marrëveshjes duke e vlerësuar këtë qëndrim si joserioz.
Sipas raportit shumica e të rinjve, mbi 89 për qind e shqiptarëve dhe mbi 70 për qind e serbëve, i kanë marrë informacionet kryesore mbi luftën nga rrëfimet në familje.
Udhëheqës institucionesh e veprimtarë vendës e ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut, thanë të mërkurën në Prishtinë se paqja nuk është e plotë as e qëndrueshme pa drejtësi ndaj të mbijetuarave të përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.
Projekti është pjesë e marrëveshjes së programit ‘kompakt’ të nënshkruar në vitin 2022 ndëmrjet Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës, përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë në Kosovë.
Opozita thirri seancë të jashtëzakonshme të parlamentit pas raportimeve të ditëve të fundit mbi problemet në zinxhirin e furnizimit me ushqime të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Shumica parlamentare bojkotoi seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar mbi një bisedë telefonike të shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me ish nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiç.
Vetëm tre nga të 45 të akuzuarit serbë ishin të pranishëm në gjykatë meqë të tjerët ndodhen në arrati. Dy nga të akuzuarit nuk pranuan të deklarohen rreth fajësisë së tyre, ndërsa i treti tha se ndjehet i pafajshëm për akuzat.
Në prag të takimit të radhës në kuadër të Procesit të Berlinit, qeveria e Kosovës tha se do të lejojë hyrjen e mallrave serbe nëpërmjet një vendkalimi kufitar.
Sipas të dhënave nga klinika e Onkologjisë që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin shtator janë regjistruar rreth 300 raste të reja me kancerin e gjirit.
Sipas raportit me titullin “Sfidat e raportimit profesional”, mbi 80 për qind e të anketuarve thonë se lexojnë në vazhdimësi mediat e shkruara në Kosovë, ndërkaq rreth 65 për qind e tyre besojnë se këto media shkelin vazhdimisht kodin e etikës.
Policia tha se shkaku i shpërthimit që ndodhi rreth mesnatës nuk dihet ende dhe policia nuk ka të dhëna as për motivet e autorët e mundshëm të tij.
Diplomatë perëndimorë dhe përfaqësues organizatash të shoqërisë civile nga rajoni, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen më seriozisht në dialog si e vetmja rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe integrimin e tyre në strukturat euroatlantike.
Kjo është hera e dytë brenda pak kohe që shqiptarët e Luginës së Preshevës hidhen në protestë me kërkesat kundër diskriminimit ndaj tyre.
Ngarko më shumë