Lidhje

Zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë: rezultate, analiza, përditësime të drejtëpërdrejta

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

15:41 8.11.2020

Johnson: SHBA, aleati ynë më i afërt

Shtetet e Bashkuara janë aleati më i afërt dhe më i rëndësishëm i Britanisë, tha të dielën Kryeministri Boris Johnson, duke shprehur besimin se ai mund të arrijë shumë gjëra në aspekte të ndryshme me Presidentin e zgjedhur Joe Bajden, nga tregtia tek ndryshimi i klimës.

Kryeministri Johnson, i cili është quajtur “Trumpi i Britanisë” nga Presidenti Donald Trump, e uroi zotin Biden për fitoren të shtunën, duke thënë se mezi pret “të punojnë ngushtë së bashku mbi përparësitë e përbashkëta".

Por disa thonë se zoti Johnson, një forcë udhëheqëse në fushatën për largimin nga Bashkimi Evropian, mund të përpiqet të krijojë një lidhje të ngushtë me Presidentin e zgjedhur Biden, i cili në të kaluarën ka hedhur dyshime për Brexit-in dhe nuk është takuar asnjëherë me kryeministrin britanik.

16:38 8.11.2020

Sfidat e presidentit të zgjedhur Biden

Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në vështirësi dhe një publik thellësisht të ndarë.

Zoti Biden, ish nënpresident dhe senator amerikan i shtetit Delauer, bëri fushatë me premtime për të zbatuar politika të gjera, por pragmatike në fushën e kujdesit të përballueshëm shëndetësor dhe arsimit, për të rritur pagën minimale dhe ndihmën për të varfërit si dhe për të zhvilluar industri të energjisë së pastër që do të krijonin miliona vendeve të reja pune.

Shqetësimi i tij i parë, megjithatë, do të jetë përballja me pandeminë e koronavirusit. Të hënën ai pritet të njoftojë formimin e një grupi të posaçëm për të këshilluar presidentin e zgjedhur mbi mënyrat se si mund të përballohet kjo sëmundje që ka lënë më shumë se 236,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mëse 9.8 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

"Ne mund të shpëtojmë shumë jetë në muajt në vazhdim", tha ai gjatë një fjalimi në Uilmington të premten.

Por analistët thonë se sfidat e zotit Biden janë mjaft të mëdha dhe suksesi i tij do të varet nga rrugët që do të ndjekë për të bashkuar vendin dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me republikanët në Kongres sapo të jetë larguar Presidenti Donald Trump.

XS
SM
MD
LG