Lidhje

Zgjedhjet presidenciale 2020 në Amerikë: rezultate, analiza, përditësime të drejtëpërdrejta

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Amerika zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Zgjedhje me pjesëmarrje rekord. Vëmendja tek presidenti, por sot votohet edhe për një-të-tretën e Senatit dhe për të gjitha, 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

02:17 4.11.2020

Demokrati Biden fiton në Masaçusets

Shteti Masaçusets ka 11 vota elektorale.

02:25 4.11.2020

Trump fiton në Oklahoma, Biden në Delauer

Oklahoma ka 7 vota elektorale, Delauer ka 3.

02:37 4.11.2020

Biden, fitues në Merilend

Shteti Merilend ka 10 vota elektorale.

03:19 4.11.2020

Biden fiton në Një Jork, Nju Xhërsi, Uashington DC

Ish-nënpresidenti Biden ka fituar në Nju Jork, Nju Xhërsi, Uashington DC, me nga 29, 14 dhe 3 vota respektivisht. Më parë ai kishte fituar në Vermont, Masaçusets, Delauer (shteti i zotit Biden), dhe Merilend. Zakonisht këto shtete votojnë për demokratët. Parashikimet e deritanishme tregojnë se Presidenti Donald Trump ka fituar në Indiana, Kentaki dhe Oklahoma. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana votoi për ish-Presidentin Barack Obama. Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden kanë siguruar, sipas këtyre parashikimeve 26 dhe 73 vota elektorale respektivisht. Nju Jorku ka 29 vota elektorale, shteti me numrin më të madh deri tani. Në Florida, një shtet fushëbetejë, përqindjet e tyre janë shumë pranë njëra-tjetrës. Nga shtetet vendimtare, Florida pritet të jetë ndër të parat që mund t'i nxjerrë rezultatet. Ky shtet ka 29 vota elektorale.

Ngarko më shumë

XS
SM
MD
LG