Biden në Twitter pas postimeve të Presidentit Trump: U takon zgjedhësve të shpallin fituesin
Pas postimeve në Twitter të Presidentit Donald Trump, kandidati demokrat Joe Biden, shkruan në Twitter se "nuk më takon as mua, as Donald Trumpit të shpallim votuesin. U takon votuesve".
"Ne ndjehemi mirë për pozicionin ku jemi. Ne besojmë që jemi në rrugën drejt fitores".
Më herët zoti Biden kishte folur me të njëjtin ton në komentet nga Uilmington, Delauer.
Trump shkruan në Twitter: Nuk do të lejojmë të vidhen zgjedhjet
Presidenti Trump u drejtohet mbështetësve në Twitter: "Ne jemi shumë më përpara por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne nuk do t'i lejojmë ata kurrë ta bëjnë këtë. Votat nuk mund të hidhen pasi të jenë mbyllur qendrat e votimit."
"Do të bëj një deklaratë, një fitore e madhe."
Ashpërsohet gara zgjedhore, Biden flet përpara mbështetësve
Ndërkohë që gara zgjedhore po ashpërsohet, kandidati Biden foli përpara mbështetësve: "Ndihemi mirë për pozicionin që kemi deri tani. E dimë se për shkak të votimeve të hershme të papara do të duhet të presim ca," tha ai. Zoti Biden shprehu besimin se ai do ta fitojë Pensilvaninë, një shtet mjaft i rëndësishëm që mund të përcaktojë fituesin e zgjedhjeve. Zoti Biden u tha mbështetësve: Kini besim, mbani shpresën gjallë, ne do ta fitojmë këtë garë"! Zoti Biden i bëri komentet nga shteti Delauer.
Trump fiton shtetet Ohajo, Ajdaho dhe Luiziana
Trump fiton shtetet Ohajo me 18 vota elektorale, Ajdaho me 4 dhe Luiziana me 8 vota elektorale.