Lista me dhjetë speciet e reja më të rendësishme hartohet çdo vit nga Instituti Ndërkombëtar për Eksplorimin e Specieve që njihet shkurtimisht si IISE. Lista tëheq vëmendjen për zbulimet madje edhe pse disa nga speciet po shfarosen më shpejt se sa po identifikohen. Nga 18 mijë a më shumë specie të reja të identifikuara vitin e kaluar, një komision klasifikimi, zgjodhi disa nga speciet më kryesore të vitit 2015. Shkencëtarët besojnë se janë rreth 10 milionë specie të pa zbuluara, pesë herë më shumë se numri i specieve të njohura nga shkenca. Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Eksplorimin e Specieve, Quentin Wheeler, thotë se lista e 10 specieve më të rendësishme është një kujtesë për mrekullitë që na presin.
Dhjetë speciet më të reja

1
Ky dinosaur i ri, me nofkën “pula nga ferri”, ka qënë bashkëkohës i dinosaurit të famshëm T.rex. Tre skelete të pjesshme të ruajtura mirë u zbuluan në Dakotën e Veriut dhe të Jugut në Formacionin Përroi i Djallit. Dinosauri që duket si zog, ishte 1.5 metra i lartë dhe nga sqepi deri tek bishti kishte gjatësinë prej 3 metra e gjysmë dhe peshonte 300 kilogram. (Carnegie Museum of Natural History)

2
Këto forma karakteristike të parazitit “Balanophora coralliformis” i japin kësaaj specie që gjendet në Filipine një pamje koralore. Paraziti, i cili ushqehet nga bimë të tjera, gjendet vetëm në shpatet jugperëndimore të Malit Mingan. (P.B. Pelser & J.F. Barcelona)

3
Kjo krijesë e shkathët, “Cebrennus rechenbergi” përdor elasticitetin për t’i shpërtuar rrezikut në shkretëtirën marokene. Sjellja e merimangës ka frymëzuar ndërtimin e robotëve që ecin apo rrokullisen në të njëjtën mënyrë si kjo specie. (Ingo Rechenbert, Technical University Berlin)

4
Këto kafshë shumëqelizore, “Dendrogramma enigmatica” dhe “D. Discoides”, gjenden në fundin e detit pranë brigjeve juglindore të Australisë. Ato ngjasojnë me fosilet nga koha kur filloi jeta në planetin tonë. (Jorgen Olsen)