Lista me dhjetë speciet e reja më të rendësishme hartohet çdo vit nga Instituti Ndërkombëtar për Eksplorimin e Specieve që njihet shkurtimisht si IISE. Lista tëheq vëmendjen për zbulimet madje edhe pse disa nga speciet po shfarosen më shpejt se sa po identifikohen. Nga 18 mijë a më shumë specie të reja të identifikuara vitin e kaluar, një komision klasifikimi, zgjodhi disa nga speciet më kryesore të vitit 2015. Shkencëtarët besojnë se janë rreth 10 milionë specie të pa zbuluara, pesë herë më shumë se numri i specieve të njohura nga shkenca. Drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Eksplorimin e Specieve, Quentin Wheeler, thotë se lista e 10 specieve më të rendësishme është një kujtesë për mrekullitë që na presin.
Dhjetë speciet më të reja

5
Kjo grerëz kineze, “Deuteragenia ossarium”, e ndërton folenë e saj në bimë. Grerëza grumbullon merimangat e ngordhura në vrima të veçanta për të ushqyer bebet e saj. Ky insekt vë buburreca të ngordhur në hyrje të folesë, duke krijuar një pengesë kimike për të mbrojtur foshnjet e saj. (Michael Staab)

6
Ndryshe nga bretkosat e tjera, këto specie të reja (mashkull majtas, femër djathtas) nga ishulli Sulawesi në Indonezi, nuk bëjnë vezë apo lindin brektosa. “Limnonectes lavaepartus” ka fekondues të brendshëm dhe lind fluturza të vogla që depozitohen në moçale. (Jimmy A. McGuire)

7
Ndërsa shkopi gjigand që ecën, “Phryganistria tamdaoensis”, është i zakonshëm në Tam Dao në Vietnam. Insketi 23 centimetra i gjatë, i kishte shpëtuar vëmendjes së entomologëve deri tani. (Jonathan Brecko)

8
Banues i ishujve të Japonisë, ky krimb i detit “Phyllodesmium acanthorhinum”, është hallka e humbur mes krimbave të detit që ushqehen në kolonitë e kandilëve të vegjël dhe atyre që ushqehen me korale. (Robert Bolland)