Lidhje

Shqipëri, turizmi në spirale të rrezikshme


Turizmi në Shqipëri ka hyrë në një spirale krize që prej tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar. Kriza e koronavirusit i shtoi edhe me tej problemet pasi kufizimi i lëvizjes së njerëzve dhe kapitaleve ka sjellë paralizim të këtij sektori. Ekspertët i sugjerojnë qeverisë hapje të shpejtë të kufijve tokësorë, për tju dhënë mundësi shqiptarëve përtej kufirit, të shfrytëzojnë bregdetin shqiptar, si dhe promovim të turizmit malor, agroturizmit etj. Zyrtarët besojnë se fillimi i qershorit do të pasohet me fluturimet e para me turistë nga vendet e europës lindore. Por të gjithë janë në një mendje se ringritja do të jetë mjaft e vështirë. Materiali u përgatit për "Zërin e Amerikës" nga gazetarja Mimoza Picari.

Shqipëri, turizmi në krizë
please wait

No media source currently available

0:00 0:05:20 0:00

Sektori i turizmit në Shqipëri me një ndikim prej 26.2% në prodhimin e brendshëm bruto, bashkë më sektorët që varen prej tij, ka marrë një goditje të fortë nga dy kriza të njëpasnjëshme, tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe pandemia e shkaktuar nga infeksioni Kovid 19. Ekspertë dhe përfaqësues të kësaj industrie thonë se ringritja do të jetë e vështirë pasi është e re dhe sapo kishte hyrë në hartën botërore. E megjithatë ata mendojnë se faza e zymtë kaloi.

Jemi në një moment me shumë domosdoshmëri të jemi active, për të gjetur formulën më praktike të domsdoshme për këtë industri duke krijuar të gjithë mundësitë, që krahas sigurisë, që do kenë të gjitha hotelet shqiotare dhe pritësit e shërbimit shqiptar, të gjejnë garnaci dhe klientët, që të ndjehen të kënaqur për mënyrën e shpenzimit që duan të bëjnë”, shprehet Enver Mehmeti, President i Shoqatës Shqiptare të Turizmit.

Zyrtarët e qeverisë thonë se ka konsensus me operatorët turistik në përpjekje për të kuptuar vështirësitë e situatës dhe se të gjitha energjitë janë përqendruar për hapjen e sezonit, na varësi edhe të ecurisë së krizës së Koronavirusit.

Ne në Shqipëri kemi disa të mira në raport me të tjerët dhe që mundet ta shpëtojë turizmin sivjet që është dhe përqendrimi i lëvizjeve turistike gjatë muajve të verës. Besoj dhe shpresoj shumë që fundi i muajit maj, ne të na krijojë mundësi që të fillojnë avionët e parë me turistë të huaj nga jashtë drejt Shqipërisë”, thotë Blendi Klosi, Minstër i Turizmit dhe Mjedisit.

Gazetarë të angazhuar në çështjet e turizmit thonë se turizimi duhet orientuar drejt levizjeve mes fqinjëve, pasi mendohet se çelja e kufijve tokësor do t’i paraprijë atyre ajror pasi fluturimet do të varen edhe nga vendimarrjet europiane.

Shteti në këtë mes mund të ndihmojë duke bërë marrëveshje me shtetet e rajonit ashtu siç po ndodh me Gjermaninë dhe vendet fqinje, me Suedinë dhe vendet fqinje, të cipat po përpiqen të krijojnë kontakte me fqinjët për të bërë një turizëm edhe te brendshëm edhe rajonal. Pra le të themi, le të vizitohemi mes fqinjësh këtë verë, sepse fluturimet do të jënë shumë e vështirë të fillojnë në mënyrë normale”, shprehet Flora Xhemani Baba, gazetare për çështjet e turizmit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi mendon se mbështetja bazë për turizimin do të jenë flukset e pushuesve shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, duke e konsideruar Shqipërinë si një treg mjaft konkurues në lidhje me çmimet, në raport me vendet e rajonit.

Ne kemi një turizëm shumë të fokusuar nga turizmi patriotik. 1/3 e shtetasve më pasaportë jo shqiptare që hyjnë në Shqipëri i përkasin shqiotarëve të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që e mbështesin shumë turizmin. Kanë krijuar destinacionet e tyre, si Durrësin, Shengjinin, Velipojën, jugun e vendit. Kjo do të jetë dhe shpresa që sektori të marrë hov dhe të jetë mbështetja bazë”, thotë Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit.

Eskpertë të fushës së turizmit vlerësojnë se edhe turizmi, malor, kulturor, agroturizmi etj, kanë marrë hov vitet e fundit duke e bërë Shqipërinë pjesë të tureve rajonale. Anila Çollaku që administron një bujtinë në Tepelenë thotë se pas rritjes së kërkesës vitet e fundit vendosi të rrisë investimet dhe se kriza i ka dhënë goditje, pasi prenotimet janë anuluar.

Turizmi në zonat tona mbetet alternativa më e mirë, por për të qenë atraktivë 12 muaj na mbetet të jemi krijues dhe për këtë idetë nuk na mungojnë. Thjesht kërkojmë mbështetje. Një nga straegjitë e mira për të na ndihmuar janë dhe fushtat sensibilizuese. Agjensia kombëtare e turizmit, agjensitë e turizmit duhet tëe na promovjnë apo të na shesin paketa me destiacione kryesisht malore”- thotë Anila Çollaku, administratore Bujtinës “Lord Bajron” në Tepelenë.

Zyrtarët thonë se agroturizmi dhe turizmi ka marrë mbështetje me lehtësimin dhe heqjen e disa taksave, qëndrore dhe lokale, ndërsa shton se sivjet po i kushtohet rëndësi krijimit të destinacioneve të tjera përveç detit. E megjithatë ekspertët janë skeptikë për nismat e qeverisë

Po të shohësh rregulloren e hartuar me rastin e krizës së Kovid 19, për fazën e lehtësimit të masave shtrënguese, ka rregulla për plazhet. Nuk ka asnjë rregull që orienton strukturat e bujtinave apo të turizmit tjetër përveç detit. Mjafton të shohësh këtë dhe e sheh që qeveria nuk është marrë me pjesën tjetër të turizmit”, shprehet Flora Xhemani Baba, gazetare për çështjet e turizmit.

Operatorët turistik e shohin kapërcimin e krizës përtej sektorit, në qarkullimin e parave në ekonomi.

Kjo industri nuk mund të funksionojë se ne mund të japim 200, 400 apo 600 mijë lekë të vjetra njerëzve sot. Kjo është diçka jetike që ata duhet ta përdorin për mënyrën e tyre të mbijetesës. Kjo industri ka nevojë për qarkullim. Ne duhet të fusim gjithë mekanizimin e ekonomisë në lëvizje konsumi. Nuk mund të pretendojmë që të kemi një të ardhur në këtë industri nëse nuk kemi qarkullim në gjithë ekonominë e vendit”, shprehet Enver Mehmeti, Prsident i Shoqatës Shqiptare të Turizmit. .

Sektori i turizimit shihet nga ekspertët si një mundësi e mirë për rritjen e të ardhurave në ekonomi, e cila pas goditjes nga tërmeti i nëntorit dhe krizës së Kovid 19 tregoi që është krejt e brishtë. Kriza goditi ekonominë familjare si dhe ka kufizuar ndjeshëm levizjen e njerëzve që eshte thelbi i turizimit, duke vënë kështu në pikpyetje një ringritje të shpejtë të këtij sektori.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG