Lidhje

SHBA, ultimatum Zvicrës të japë informacione për llogari bankare të amerikanëve


SHBA, ultimatum Zvicrës të japë informacione për llogari bankare të amerikanëve
SHBA, ultimatum Zvicrës të japë informacione për llogari bankare të amerikanëve

Sipas shtypit zviceran, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë një ultimatum Zvicrës, ku i kërkojnë që të japë informacione të hollësishme lidhur me rreth mijëra shtetas amerikanë të tjerë që dyshohet se kanë përdorur bankat zvicerane për të mashtruar raportimin e taksave.

Raporti citon një letër të 31 gushtit nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA James Cole, i cili i ka kërkuar të dhëna të hollësishme lidhur me evazionin fiskal, bankës zvicerane Credit Suisse, si dhe rreth 9 bankave të tjera zvicerane. Sipas raportit, në se bankat në fjalë nuk i pëgjigjen ultimatumit amerikan deri të martën, ndaj bankave mund të ngrihen akuza kriminale.

Për këtë raport, i cili ishte botuar në dy gazeta zvicerane, nuk ka komentuar as qeveria amerikane dhe as ajo zvicerane.

Një nga artikujt citon zyrtarë të afërt me këtë çështje, të kenë thënë se Washingtoni kërkon të dijë hollësi lidhur me numrin e amerikanëve që kanë llogari me depozita prej më tepër se 50 mijë dollarësh në Bankën Credit Suisse, si dhe në të paktën 4 banka të tjera gjatë viteve 2002 dhe 2010.

XS
SM
MD
LG