Lidhje

Përjashtimi kulturor, pikë e vështirë në bisedimet SHBA-BE


Të hënën filluan bisedimet mes Uashingtonit dhe Evropës për të arritur marrëveshjen e tregtisë së lirë më të madhe në botë. Ndërsa bisedimet janë mjegulluar nga programi amerikan i përgjimeve, ekzistojnë pengesa të tjera të mëdha, mes tyre edhe kërkesa e Francës për një "përjashtim kulturor" për mbrojtjen e sektorit të filmave, televizionit dhe argëtimit në internet të Evropës.

Një mbrëmje vere në Parisin lindor. Njerëzit kanë dalë për piknik dhe luajnë lojra tradicionale franceze … si dhe blejnë bileta për në një kinema lokale për një përzgjedhje mes disa filmave të rinj francezë.
Por Morelle dhe Xavier Dupuis kanë plane të tjera.

Superman: Njeriu prej Çeliku është filmi më i pëlqyer për çiftin. Ata janë në të 30-tat dhe Morelle Dupuis thotë se ata u rritën me Superman-in, ai është heroi i tyre.

Filmi Artisti mund të ketë mbizotëruar çmimet Oscars vitin e kaluar, por në mbarë Evropën filmat amerikanë si dhe programet amerikane në radio dhe television mbizotërojnë valët e transmetimeve si dhe kinematë.
Edhe në Francë, e cila cakton kërkesa në favor të prodhimeve franceze, disa prej filmave dhe programeve televizive më popullorë janë prodhuar nga Hollivudi.
Ndërsa fillojnë bisedimet mes Bashkimit Evropian dhe Uashingtonit për marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë, këmbëngulja e Francës për një "përjashtim kulturor" mund të jetë një pikë kyçe e rëndësishme.

Nuk është për t’u habitur që beteja për përjashtimin kulturor ka elektrizuar industrinë kinematografike të Evropës. Protagonisti i filmit Artisti, Berenice Bejo bëri një mbrojtje të apasionuar në Parlamentin Evropian.
Por neni i përjashtimit kulturor ka qenë kontradiktor në Evropë. Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, i ka cilësuar si "reaksionarë" ata persona në Francë, që janë kundër globalizimit.
Zoti Barroso nuk përmendi specifikisht qeverinë franceze, madje më vonë ai tha se kulturës duhet t’i kushtohet një trajtim specifik në bisedimet për marrëveshjen e tregtisë së lirë.
BARROSO ACT, IN FRENCH
Por në një intervistë me median franceze, zoti Barroso tha se një shumicë dërmuese e vendeve anëtare të BE-së mbështeti qëndrimin e Komisionit Evropian për të mos përjashtuar asnjë kategori para bisedimeve të tregtisë së lirë.
Sidoqoftë, zemërimi ndaj komenteve të zotit Barroso ka përfshirë aspekte të ndryshme të politikës franceze, nga udhëheqësja e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen deri tek kryeministri socialist, Jean-Marc Ayrault.

Duke folur në parlamentin francez, zoti Ayrault tha se mbrojtja e përjashtimit kulturor nuk është diçka reaksionare, përkundrazi është një afirmim i domosdoshëm i shumllojshmërisë kulturore të botës, që edhe zoti Barroso duhet ta pranojë.
Por sipas analistit franzes, Philippe Moreau Defarges, fushata e përjashtimiut kulturor tashmë është mposhtur.

"Duhet të shikoni kinematë dhe televizionet në Paris, ku shfaqen kaq shumë filma amerikanë. Është e qartë se Hollivudi është i pranishëm kudo dhe përjashtimi kulturor nuk do ta ndryshojë këtë realitet".

Megjithatë çifti Dupuis beson se në bisedimet BE-SHBA duhet të ketë një nen të përjashtimit kulturor, megjithë mosmarrëveshjet e tyre lidhur me cilësinë e filmave francezë.

Ata thonë se një përjashtim i tillë do t’u mundësojë aktorëve të rinj francezë që të dalin në skenë dhe të kenë sukses.
Helene Bugaut, e cila po shkon në kinema, është dakord me këtë mendim.

Ajo thotë se qeveria gëzon të drejtën që të ndihmojë prodhimet franceze me që bota është e mbizotëruar nga anglishtfolësit. Helene shikon shumë filma francezë.
Por sonte, ashtu si çifti Dupuis, Helene ka blerë biletë për të pare filmin Superman.
XS
SM
MD
LG