Në veriun e Kosovës edhe sot po votohet në referendumin e organizuar nga përfaqësuesit lokal serb, në të cilin qytetarët e asaj zone po deklarohen nëse duan të pranojnë apo jo institucionet e Prishtinës. Referendumi i cili është cilësuar i paligjshëm edhe nga komuniteti ndërkombëtarë, u kundërshtua me një deklaratë të posaçme të Parlamentit të Kosovës i cili e shpalli atë të paligjshëm dhe jo kushtetues. Beogradi ndërkaq e sheh referendumin si të dëmshëm për synimet e Serbisë që të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Parlamenti i Kosovës e quan jo kushtetues referendumin e serbëve në veri
![Parlamenti i Kosovës e quan jo kushtetues referendumin e serbëve në veri](https://gdb.voanews.com/b2552936-fb9e-4bee-be36-8ae0a76e6580_w250_r1_s.gif)