Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien tha të premten se Shtetet e Bashkuara po ndjekin stërvitjet ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën, ndërsa u bëri thirrje palëve që të ulin tensionet.
Analistë evropianë i thanë Zërit të Amerikës se mbështetja e presidentit serb për Kinën është një kërkesë përkrahjeje nga Pekini për pretendimin e Serbisë ndaj Kosovës.
Takimi pritet të mbahet me 27 shkurt. Kryenegociatori i Kosovës kritikoi ndërmjetësuesin për shkelje të parimeve duke organizuar takim pa pajtim paraprak. BE-ja kritikon qasjen e kryenegociatorit.
Në Kosovë pjesa më e madhe e vitit 2023 u përshkua me tensione të larta me Serbinë rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Sipas zëdhënësit të Departmentit amerikan të Shtetit, dhuna ndaj zyrtarëve të zgjedhjeve, gazetarëve dhe vëzhguesve të akredituar është e papranueshme
Kryeministri i Kosovës e akuzoi Beogradin të mërkurën për shkelje të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Perëndimi e cila kërkon më shumë autonomi për komunitetin serb në Kosovë dhe njohjen e saj de facto nga Serbia
Deklarata përfshinë mbështetjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, harmonizimin e politikës së jashtme dhe procesin e integrimit të vendeve të rajonit.
Në përfundime kërkohet që marrëveshja Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve të jetë pjesë e kuadrit negociues të Serbisë për anëtarësim në bllok dhe e përparimit të Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se përfshirja e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit me Kosovën në kuadrin e negociatave të saj për anëtarësim në BE, mund të mbyllë rrugën evropiane të Serbisë.
Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s po debatojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, ndërsa aleanca po shqyrton shtimin e pranisë ushtarake për shkak të tensioneve në veri të Kosovës.
Departamenti amerikan i Shtetit tha se sekretari Antony Blinken do të theksojë angazhimin e aleancës ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë dhe mbështetjen për demokracinë dhe qëndrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se bisedimet me Kosovën dhe Serbinë nuk shënuan përparim sepse palët kushtëzuan njëra tjetrën.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i tha Zërit të Amerikës se ngjarjet e 24 shtatorit në veri të Kosovës tregojnë se ekziston një nevojë urgjente për të arritur në një ‘ripozicionim’ të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ish-presidenti i Kosovës dhe tre ish zyrtarë të tjerë akuzohen për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje, dhe zhdukje me forcë të personave
Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken dhe shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, biseduan të premten lidhur me normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në prag të takimit të udhëheqësve të tyre në Ohër. Derek Chollet bisedoi me udhëheqësit e të dyja vendeve.
Analistët me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës janë të ndarë në ata që thonë se propozimi nuk paraqet zgjidhje dhe ata që pohojnë se ai paraqet zgjidhjen më të mirë të mundshme në këtë periudhë.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i tha Zërit të Amerikës se propozimi evropian për një marrëveshje me Serbinë përfshinë koncepte që e bëjnë marrëveshjen të qëndrueshme dhe pret që në janar të fillojë një përpjekje e re diplomatike rreth saj
Pjesa më e madhe e vitit 2022 në Kosovë u përshkua me tensione të larta me Serbinë rreth zhvillimeve në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i tha Zërit të Amerikës qeveria duhet të trajtojë me kujdes situatën në veriun e vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha për Zërin e Amerikës se bisedimet me Serbinë duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë dhe Asociacioni i komunave serbe duhet të jetë pjesë e marrëveshjes.
Ngarko më shumë