Tensionet e larta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përshkuan tërë vitin 2018, gjatë të cilit pati edhe momente kur dukej se palët po afroheshin në përpjekjet për të përmbyllur një proces normalizimi marrëdhëniesh, që është kusht për përparimin e të dyja palëve në proceset integruese. Por, Kosova edhe sivjet mbeti e fundit në rajon në këto procese dhe fundi i vitit e gjeti atë në një periudhë ftohjeje me Brukselin, i cili dështoi të përfshijë Kosovën në regjimin e udhëtimit pa viza. Një pasqyrë të ngjarjeve kryesore të vitit 2018, e përgatiti korrespondenti ynë, Besim Abazi.
Facebook Forum