Në Kosovë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në pritje të shqyrtimit të ankesave të fundit të subjekteve politike para se të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit në Kosovë, nga i cili varet fillimi i procesit të negociatave për krijimin e qeverisë së re. Rezultatet paraprake nuk i mundësojnë asnjërit subjekt politik që të krijojë e vetme qeverinë pa një koalicion të ri dhe kjo ka nxitur edhe shumë debate por edhe kontakte e biseda joformale rreth asaj se si mund të duket qeveria e re e Kosovës.
Facebook Forum