Kryetari i Komunës së Dibrës së Madhe, në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Duka, bisedoi në një lidhje të drejtpërdrejtë me Zërin e Amerikës për çështje si situata me COVID-19, nivelin e vaksinimeve dhe dëmet që i ka shkaktuar pandemia zonës së Dibrës së Madhe dhe aktivitetit të saj kryesor, turizmit.
Zoti Duka foli gjithashtu edhe për çështjen e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Ky proces është shtyrë për në vjeshtë dhe diasporës i është ofruar mundësia ta vazhdojë regjistrimin nëpërmjet internetit.
Facebook Forum