Shprehja “Yes We Can”, “Po, ne mundemi” që u bë slogani i famshëm i fushatës së ish-Presidentit Barack Obama, ishte huazuar nga një grua trupvogël hispanike amerikane, që quhej Dolores Huerta. Jo shumë njerëz i njohin kontributet e Huertës për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.