Lidhje

Ekspozita e veçantë e skulptorit Qazim Kërtusha


Skulptori i njohur Qazim Kërtusha sapo ka hapur një ekspozitë të veçantë në muzeun arkeologjik të Durrës.

Prej afro 45 vjetësh, ai krijon veprat e tij me të gjitha materialet e mundshme, por frymëzimi i tij është vetëm një: Njeriu dhe revolta e tij ndaj padrejtësive të jetës.

Korrespondenti ynë, Ilirian Agolli, na njeh me veprën e këtij skulptori.

Ekspozitë e skulptorit të njohur Qazim Kërtusha
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

Skulptori i njohur shqiptar Qazim Kërtusha sapo ka hapur ekspozitën e tij të gjashtë personale me veprat më të fundit.

Në të 40 veprat e kësaj ekspozite, të vizituar qysh ditën e parë nga qindra njerëz në mjediset e muzeut arkeologjik të Durrësit, shihen lidhjet e forta mes antikes dhe modernes.

Këto lidhje janë pjesë e pandarë e jetës së tij krijuese në qytetin bregdetar të mirënjohur qysh nga antikiteti.

Vizitorët e parë janë kolegë të arteve, pedagogë dhe krijues të fushave të larmishme. Ata pohojnë se Qazim Kërtusha është një artist me ndjenja të holla, që reflekton dhimbje, ngjarje të mëdha si eksode, revolta dhe protesta nën frymëzimin e përjetësive antike.

Kuratore e kësaj ekspozite është vajza e tij Ana Kërtusha, e cila hasi jo pak vështirësi në ndërtimin e tablosë me një larmi të gjerë veprash dhe materialesh si bronzi, druri, mermeri dhe qeramika.

Qazim Kërtusha i keru studimet për arte nga viti 1972 dhe deri sot ka 45 vjet që krijon pa u ndalur veprat e tij moderne dhe duke nxjerrë nga nëntoka e Durrësit veprat e antikitetit, një dyzim që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës, edhe si skulptor edhe si punonjës i muzeut arkeologjik.

Qazim Kërtusha njihet në qarqet artistike si një mjeshtër që prish format për të krijuar ekuilibra të reja, pastaj prish ekuilibrat për të krijuar emocione të larmishme, që vënë në lëvizje komunitetin dhe botët njerëzore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG