Kancelari austriak, Sebastian Kurz dhe komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, diskutuan të hënën në Vjenë me përfaqësuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, thellimin e bashkëpunimit në proceset integruese. Por, takimi u mbajt nën hijen e mospajtimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë shtrirë edhe në marrëdhëniet tregtare ndërmjet të dyja vendeve, integrimi i të cilave kushtëzohet me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Facebook Forum